Author: Hamdi Kumanova

Kryeprokurori i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut, Lubomir Joveski flet për agjencinë e lajmeve MIA për prioritetet e Prokurorisë Publike për vitin 2022. “Për këtë vit buxheti i Prokurorisë është rritur me rreth 14 për qind. Garancinë e shoh edhe në Ligjin për Prokurorinë Publike, ku për herë të parë u konstatua se 0,4 për qind nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë do të ndahen për nevojat e Prokurorisë. Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mund të arrihet menjëherë duke pasur parasysh këto kriza që janë aktualisht në vend, por pres që për disa vite të arrihet ajo përqindje”, tha…

Lexo më Shumë

Dy ditët e fundit ka rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19. Përderisa para disa ditësh realizoheshin numër i përafërt testesh, raste pozitive kishte më pak në nivel ditor. Mjeku Arben Asani vlerëson se kjo do të jetë vala e ardhshme e virusit korona e cila tashmë ka kapluar mbarë Evropën. 1 janar 2022 – 6.651 teste, kanë rezultuar pozitivë 435 persona. 31 dhjetor 2021 – janë bërë 5.990 teste, kanë rezultuar pozitivë 542 persona. 30 dhjetor 2021 – janë bërë 5.489 teste, kanë rezultuar pozitivë 373 persona. Mjeku Arben Asani për TV21 thotë se në 10 ditët e…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti kujton vitin 2021 si vit të dështuar për qeverinë dhe pa epiloge gjyqësore të tragjedive që ndodhën, si në spitalin modular dhe së fundmi tragjedinë në Bullgari, përcjell Nistori. “Fundi i vitit na gjeti pa kryeministër dhe pa qeveri. Dhe më e rëndësishmja – fundi i vitit na gjeti pa epilog të ngjarjeve tragjike që hapën plagë të rënda për qytetarët e këtij vendi. Kështu, edhe tani që kanë kaluar gati katër muaj nga dita kur 14 jetë përfunduan në mënyrën më të tmerrshme në flakët e spitalit modular në Tetovë,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një intervistë për Kosovapress deklaroi se kryeministri shqiptar në 100-ditëshin e fundit të qeverisjes do të bëhet, pasi siç thotë për këtë ka marrëveshje publike. Ai gjithashtu tha se cilado parti politike shqiptare, nuk do të kishte guximin që të mos votojë një kandidat shqiptar, ndërsa shtoi se edhe VMRO DPMNE ka gatishmëri për ta pranuar këtë marrëveshje. “Janë zotuar publikisht dhe nuk e besoj që kushdo qoftë, cilado qoftë parti politike shqiptare, nuk do të kishte guximin që të mos votojë një kandidat shqiptar për herë të parë të zgjidhet kryeministër në Kuvendin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 01.01.2021 në ora 20:40 në SPB Tetovë është denoncuar se në Qendrën Klinike në Tetovë është dërguar A.B (37) nga Tetova i lënduar me thikë. Gjatë bisedës me policinë, A.B ka deklaruar se rreth orës 20:00 është sulmuar nga djali i tij 17 vjeçar i cili ka pasur probleme shëndetësore. I mituri është dërguar në spital psikiatrik në Shkup, ndërsa kqëyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë. Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Nëna 45-vjeçare me iniciale M.M. nga Manastiri ka denoncuar në polici se bija e saj, A.M.(13) ka ikur nga shtëpia. Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në denoncim thuhet se 13-vjeçarja ka thënë se do të shkojë te gjyshi, por “dyshohet se ajo u largua me të dashurin”. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski u shpreh se nuk mund të presë diçka mirë për shkak se mandatari që e zëvendësoi Zaevin lavdëronte atë. “Maqedonia tani ka mandatar që i mbronte politikat e Zaevit dhe ekipit të tij. Kovaçevski si mandatar vjen nga pozita e zëvendësministrit të Financave dhe është njëri që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikoi negativisht në ekonominë e Maqedonisë”, tha Stoilkovski. Ai po ashtu theksoi se LSDM-ja është e paaftë edhe në gazifikim dhe për 4-5 vite është lënë kjo punë, ndërsa për VMRO-DPMNE-në, siç thotë ai, gazifikimi është prioritet. “Sa i përket investimeve kapitale do të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp theksoi se me reagimin e shpejtë të qeverisë u parandalua rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike. “Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë kontribuoi që rritja e çmimit të energjisë elektrike të rritet vetëm për 9.48%. Më pas tarfia e lirë gjatë natës si dhe gjatë gjithë ditës të dielën do të ruhet. Po ashtu nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike”, tha Kuzeska. Ajo shtoi se për qytetarët me rrezik social janë siguruar 60 milionë euro me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve nga energjia elektrike…

Lexo më Shumë

Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri MB (25). Ndërsa pasagjerët A.J. dhe J.J.,kan marr trajtim në Qendrën Emergjente Gostivar. Kontrollin e ka bërë ekipi i stacionit policor të Gostivarit. Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri MB (25). Ndërsa pasagjerët A.J. dhe J.J.,kan marr trajtim në Qendrën Emergjente Gostivar. Kontrollin e ka bërë ekipi i stacionit policor të Gostivarit.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë në dorëheqje të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi thotë se vendi nuk ka kohë për aventura politike dhe përqendrimi duhet të jetë në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë çka pastaj e zhbllokon rrugën evropiane. Grubi shprehet optimist se në një afat të shkurtër kohor Maqedonia do të mund të hap negociatat me Bashkimin Evropian, por thotë se për të arritur këtë, vendi duhet të ketë stabilitet institucional duke kundërshtuar këtu mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për KosovaPress, Grubi ndër të tjera flet edhe për pozitën që do ta ketë BDI…

Lexo më Shumë

Qeveria e ka ditur se tranzicioni i gjelbër do të sjellë deri te mungesa dhe me këtë edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe sërish nuk kanë zbatuar strategji për të parandaluar këtë. Kështu kanë vlerësuar nga Aleanca për Shqiptarët sot, në reagimin para publikut për rritjen e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. Thonë se viti 2022 duhej të fillonte mbarë, por xhepit të qytetarit iu shtua edhe një shpenzim më shumë. “Edhe pse vitin 2022 të gjithë e filluam me dëshirën për të qenë një vit i mbarë, për fat të keq filloi mbrapshtë. Nga 1 janari,…

Lexo më Shumë

Me shitore të braktisura dhe rrugë gati boshe, qyteti i vogël i Vallandovës është si shumë qytete tjera në Maqedoninë e Veriut ku të rinjtë në numër të madh shpresojnë se do të gjejnë jetë më të mirë në migrim. Kështu fillon raportimi i France Presse për migrimin e vendeve të rajonit. “Ashtu sikurse vendet tjera në Ballkan, Maqedonia e Veriut lufton me rënie alarmante demografike e nxitur nga emigrimi masiv. Vendi humb 10% të popullatës në 20 vite, ndërsa tani numëron 1.8 milionë banorë sipas regjistrimit preliminare të regjistrimit të popullsisë në shtator. 200 mijë banorë më pak se…

Lexo më Shumë