Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti kujton vitin 2021 si vit të dështuar për qeverinë dhe pa epiloge gjyqësore të tragjedive që ndodhën, si në spitalin modular dhe së fundmi tragjedinë në Bullgari, përcjell Nistori.
“Fundi i vitit na gjeti pa kryeministër dhe pa qeveri. Dhe më e rëndësishmja – fundi i vitit na gjeti pa epilog të ngjarjeve tragjike që hapën plagë të rënda për qytetarët e këtij vendi. Kështu, edhe tani që kanë kaluar gati katër muaj nga dita kur 14 jetë përfunduan në mënyrën më të tmerrshme në flakët e spitalit modular në Tetovë, askush nuk mban përgjegjësi. Ende nuk kemi epilog për rastin tjetër tragjik të 45 udhëtarëve të autobusit në Bullgari, të cilët gjithashtu iu dorëzuan mes flakës përjetësisë. Është e frikshme sesi tragjedi kaq të mëdha ende nuk kanë epilog, ndërkohë që të gjithë jemi pacientë në spitale dhe udhëtarë në autobus.” – shkruan Dauti.



