Author: Hamdi Kumanova

Nëse vitin e parë të kaluar në pandemi do e mbajmë mend për krizën shëndetësore dhe ekonomike, viti i dytë 2021 me siguri do të lërë gjurmë sa i përket krizës energjetike, shkruan Alsat. Nga fillimi deri në mesin e vitit, askush seriozisht nuk ka paralajmëruar se cunami energjetik do e godiste Evropën. Në gjashtë muajt e parë, në nivel global, kërkesa për energji elektrike është zvogëluar shumë, dhe me këtë edhe prodhimi ishte larg normales. Në Maqedoni, në fund të korrikut, energjia elektrike për amvisëri u rrit për 7,4 për qind, ose mesatarisht në një faturë prej 1.500 denarë,…

Lexo më Shumë

Vaksinimi i popullsisë eci me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti, pavarësisht pritshmërive dhe masave që u ndërmorën për të përshpejtuar procesin, ndërsa arritja e imunitetit kolektiv është ende larg. As 50 për qind e popullsisë nuk konsiderohet e vaksinuar plotësisht, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik. Për këtë situatë ka shprehur shqetësim Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH ka njoftuar dje se nuk arriti të përmbushë objektivin për vaksinimin e 40 për qind të popullsisë në çdo vend deri në fund të vitit. Nga 194 shtetet anëtare të OBSH-së, afërsisht gjysma nuk do të përmbushin objektivin, pasi…

Lexo më Shumë

Më datë 31.12.2021, pasi sigurimit të urdhrit gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e K.N.(30) nga Ohri. Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë bastisjes është gjetur dhe marrë 33 plumba nga pushkë automatike dhe 3 plumba nga pistoleta e kalibrit 9 milimetër. Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, transmeton TV21.

Lexo më Shumë

Pas një viti e gjysmë nga vendimi gjyqësor për rastin “Haraçi”, i ati i Bojan Jovanovskit – Boki 13, Mile Jovanovski në intervistë për “A1on” për herë të parë foli për çantën “Louis Viton”, proceset gjyqësore dhe takimet e Boki 13 me politikanët. Në intervistë ai sqaron edhe për marrëdhëniet me ish-prokuroren speciale Katica Janeva. Ai fol edhe se si janë gjetur para për hapjen e “1tv” dhe pse u mbyll mediumi. Në intervistë ai thekson se çfarë kërcënime ka marrë i biri i tij dhe nga kush kanë ardhur. Përgjigjet edhe në pyetjet lidhur me takimet e Boki 13…

Lexo më Shumë

Tek një pjesë e popullatës të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë gjuetia ka qenë një hobi vite me radhë. Pjesa më perëndimore e vendit është atraktive për gjuajtjen e kafshëve të egra dhe aktualisht ka dy koncesionerë të cilët menaxhojnë me këtë territor. Por, këto ditë ka patur një shqetësim nga ana e gjuetarëve në Dibër meqë koncesionerët që menaxhojnë këtë rajon kanë vendosur që të dyfishojnë çmimet vjetore për lejen për gjueti. Pjesa më e madhe e gjuetarëve nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë duke marrë parasysh çmimet që kanë paraqitur koncesionerët për lejet vjetore për vitin 2022 me…

Lexo më Shumë

Në ditën e pavarësisë opinioni u trondit, nga informacioni për një zjarr që shpërtheu në Tetovë. U dogj spitali modular kundër Kovidit, në të cilin ishin shtruar 26 pacientë, shkruan Alsat. Zjarri dogji gjithë spitalin për rreth 5 minuta, dhe disa nga pacientët e shtruar kanë arritur të shpëtojnë, me ndihmën e të afërmve të tyre që i kanë shoqëruar në spital. Gjithçka ndodhi natën në orën 21:00. Thyheshin xhama për të shpëtuar jetë, dhe 14 persona, 12 prej të cilëve pacientë me kovid, nuk arritën të shpëtonin. Në terren menjëherë atë natë dolën organet hetuese, zyrtarë vendorë dhe qeveritarë.…

Lexo më Shumë

Në territorin e shtetit nata e fundvitit kaloi e qetë, pa shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike. Gjatë natës është regjistruar zvogëlim i numrit të veprave penale në territorin e tërë shtetit, janë privuar nga liria gjithsej 12 persona, kurse janë regjistruar 18 kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, prej të cilave pjesa më e madhe për sulme fizike. Gjatë natës së vitit të ri kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku, prej të cilave numri më i madh me dëme materiale, gjatë të cilave nuk janë regjistruar viktima në njerëz. Në rajonin e SPB Shkup shënojmë zvogëlim të veprave…

Lexo më Shumë

Më datën 31.12.2021, paraprakisht pas marrjes të urdhërit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e M.M. (47) nga f. Labunishtë-Strugë. Gjatë bastisjes nga nëpunësit policorë të NJPB Strugë janë gjetur dhe sekuestruar 4.400 copë të mjeteve piroteknike-pushkaliqe të cilat i ka poseduar pa autorizim. M.M. është arrestuar në stacion policor dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

Foshnja e parë në Maqedoni në vitin 2022 është mashkull Foshnja e parë që lindi në vitin e ri është i gjinisë mashkullore. Ai lindi në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup në ora 00:01. “Foshnja është e gjinisë mashkullore dhe peshon 3.7 kologram dhe i gjatë 50 centimetra. E ëma quhet Suzana Stoshiq e lindur në vitin 1981 në Shkup dhe është fëmija e pestë në familje”, u shprehën nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë.

Lexo më Shumë

Krahas rasteve që ndërlidhen me mënyrën e festimit të ndërrimit të motmoteve, në spitalet e vendit ka pasur pranime edhe për shkak të infektimit me Kovid-19. Kësisoj, vetëm në Klinikën e Infektologjisë dhe Gjendjeve Febrile janë pranuar 60 pacientë. “Në Klinikën e Infektologjisë janë hospitalizuar rreth 60 pacientë me Kovid, 40 prej tyre janë në ndihmë oksigjenike”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe para Klinikës Gjinekologjike ku njoftoi për lindjet e para në vitin 2022.

Lexo më Shumë

Pas ndërrimit të motmoteve ka lindur edhe një lehonë, pozitive me Kovid – 19 dhe e shtrirë në Qendrën Kovid, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton TV21. “Ka edhe një fëmijë që ka lindur në ora 5 të mëngjesit në Kovid Qendrën. Ajo është nënë që është pozitive me Kovid e cila e kaloi lindjen pa asnjë problem. Edhe fëmija dhe nëna janë mirë”, tha ai.

Lexo më Shumë

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov. Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe delegacioni i Kuvendit në Varrezat e Qytetit në Butel sot do të vendosin lule në varrin e Gligorovit, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së tij. Gligorovi ndërroi jetë më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94-vjeçare. Ishte funksionari më i vjetër maqedonas në politikë. Më 17 nëntor të vitit 1999, kur përfundoi mandati i tij i dytë presidencial, ai kishte 82 vjet, ndërsa në vitin 200 Libri i rekordeve të…

Lexo më Shumë