Në territorin e shtetit nata e fundvitit kaloi e qetë, pa shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike. Gjatë natës është regjistruar zvogëlim i numrit të veprave penale në territorin e tërë shtetit, janë privuar nga liria gjithsej 12 persona, kurse janë regjistruar 18 kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, prej të cilave pjesa më e madhe për sulme fizike. Gjatë natës së vitit të ri kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku, prej të cilave numri më i madh me dëme materiale, gjatë të cilave nuk janë regjistruar viktima në njerëz.
Në rajonin e SPB Shkup shënojmë zvogëlim të veprave penale për dallim nga viti i kaluar, përkatësisht gjithsej katër, edhe atë nga një dhunë, plaçkitje, vjedhje e rëndë dhe shkelje e rendit dhe qetësisë publike dhe dyshim për vjedhje. Janë regjistruar edhe tetë shkelje të rendit dhe qetësisë publike, prej të cilave tri sulme fizike, një kacafytje fizike dhe dy kundërvajtje për grindje, bërtima dhe sjellje e pahijshme.
Në rajonin e SPB Ohër janë regjistruar “vjedhje e rëndë”, “vjedhje” dhe “gjuatje me armë zjarri”, nga liria janë privuar dy persona, nga kundërvajtjet janë regjistruar katër prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Në rajonin e SPB Manastir është regjistruar sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes të punëve të sigurisë, dhjetë automjete janë përjashtuar nga trafiku për shkak të ngasjes së automjetit nën ndikimin e alkoolit, një person është privuar nga liria.
Natë të qetë kishim edhe në rajonin e SPB Shtip, është regjistruar shkelja e rendit dhe qetësisë publike nga persona të mitur në rajonin e Sveti Nikollës dhe një në objekt gastronomik në Koçanë.
Në rajonin e SPB Kumanovë janë regjistruar tri shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe vepra penale “dhunë” dhe “plumba qorrë”.
Në rajonin e SPB Strumicë janë regjistruar dy vepra penale, edhe atë vjedhje dhe dëmtim të sendeve të huaja, një kundërvajtje “denoncim i rrejshëm”.
Në rajonin e SPB Tetovë janë konstatuar një vepër penale “dhunë” dhe tri kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, kurse janë arrestuar pesë persona.
Në rajonin e SPB Veles nuk janë regjistruar vepra penale dhe as kundërvatje kundër rendit dhe qetësisë publike.
Sipas informative nga shtabi i krizës në rajonin e Gjevgjelisë janë zbuluar 11 persona migrantë prej të cilëve 9 nga Pakistani dhe dy persona migrantë nga Afganistani dhe të gjithë janë dërguar në Qendrën Tranzitore Vinojug për procedurë të mëtutjeshme.
Gjatë kontrolleve të kryera në automjete janë konstatuar 125 kundërvajtje, prej të cilave tetë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse dhe 117 kundërvajtje në trafik.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



