Krahas rasteve që ndërlidhen me mënyrën e festimit të ndërrimit të motmoteve, në spitalet e vendit ka pasur pranime edhe për shkak të infektimit me Kovid-19.
Kësisoj, vetëm në Klinikën e Infektologjisë dhe Gjendjeve Febrile janë pranuar 60 pacientë.
“Në Klinikën e Infektologjisë janë hospitalizuar rreth 60 pacientë me Kovid, 40 prej tyre janë në ndihmë oksigjenike”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe para Klinikës Gjinekologjike ku njoftoi për lindjet e para në vitin 2022.



