I dënuari me 15 vjet burg në rastin “Monstra”, Fejzi Aziri, ka shkruar një letër publike në lidhje me këtë rast, duke thënë se ka prova të reja.
Aziri në letrën e tij thotë se porositës të rastit “Monstra” janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Trajko Veljanoski, ndërsa thotë se organizatorë kanë qenë ish-ministrja Gordana Jankulloska, dhe persona të tjerë.
Më poshtë e keni letrën e plotë të Fejzi Azirit, pa ndërhyrje:
Unë, Fejzi Aziri, më ditë 23.02.2021, jam dënuar me 15 vjet burgim (një dënim të vetëm), për vrasjen e pesëfisht të ndodhur në liqenin e Smilkovës në Shkup, më 12.04.2012, si bashkëpunëtor pas kryerjes së krimit dhe ate pas 12 ditë, gjegjësisht me datën 26.04.2012 se kinse kam ndihmuar dy të dyshuar të fshihen në Kosovë dhe se kam kryer vepër penale nga neni 365 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe jam akuzuar për dy vepra penale dhe i dënuar për çdo njërën nga 10 vjet burg.
Gjithashtu na kërkohet të paguajmë shpenzimet gjyqësore dhe shpenzimet për avokatët e të dëmtuarve në vlerë prej 873,337 €.
Nëse ju kujtohet mirë, në seancën gjyqësore, kur aktgjykimi u shpall gojarisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup e RSM-së, nga trupi gjykues, gjykatësi Ognen Stavrev, unë Fejzi Aziri, publikisht kërkova të më vizitojn në paraburgim edhe ate kryetari i Prokurorisë publike për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska ose prokurori publik republikan i RMV-të, Lubomir Jovevski, për ti thënë (raportoj) autorët e vërtetë të pesë vrasjeve në Liqenin e Smilkovës. Megjithatë, ata heshtën për këtë sugjerim tim dhe për këtë arsye pretendoj se jam dënuar vetëm se jam shqiptar me kombësi dhe jo se ka fakte për këtë.
Edhe pse e dija që ky sugjerim i imi për autorët e vërtetë nuk do të ngjallte interes në Prokurorinë Publike, megjithatë vendosa ta bëj përmes mediave, që opinioni të dëgjojë të vërtetën dhe të zbulojë se ishte një procedurë policore – politike gjyqsore e montuar, i cili ka zgjatur nëntë (9) vjet, për të cilin të gjitha provat e MPB-me dhe Prokurorit Publik mundeshte të fshihen, rreth autorëve të vërtetë.
Kur flas për Ministrinë e Brendshme, Prokurorin Publik dhe më vonë PSP-në, e kam fjalën për Institucionet që në atë kohë drejtoheshin nga njerëz që sot janë të dënuar apo të shkarkuar. Pikërisht Ministria e Punëve të Brendshme me shërbimet e saj, e cila drejtohej nga Ministri i Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska si parashtruese penale dhe e cila tashmë është dënuar për krim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastaj prokurori publik në krye me Marko Zvërlevski dhe Gordana Geshkovska që më vonë edhe u shkarkuan nga postet drejtuese për shpërdorim detyre, si dhe për PSP e kryesuar nga Katica Janeva, e cila u akuzua dhe u dënua për korrupsion (valixhen e famshme Louis Viton plot me para) dhe shpërdorim detyre.
Ndaj, nuk është aq e çuditshme që çështja më e ndjeshme gjyqësore t’i jepet PSP-së, e vetëpëlqyer, cinike dhe lakmitare, herë pas here me shpërthime skizofrenike. T’i jepet mu alkoolistes dhe narkomanës Fatime Fetai, e cila kontrollohet dhe manipulohet lehtësisht për faktin se me sjelljen e saj të pakontrolluar dhe skandaloz u vu në një situatë për t’u inçizuar nga mafia, dhe më pas, përmes atyre inçizimeve edhe shantazhuar me sukses, të cilët e detyruan të fshij dhe të mos prezantonte provat dhe faktet reale, gjithçka për të mbrojtur të përfshirët dhe autorët e vërtetë të krimit.
Në këtë të dhënë (informim) timin lidhur me provat për autorët e vërtetë të krimit, prokurorja Fatime Fetai ka bërë të ditur përmes mediave se provat të tilla kam mund t’i dorëzoj në sallën e gjyqit, në çdo kohë gjatë procedurës gjyqsore. Por ju lutem, si mund t’ia dorëzoj prokurores Fatime Fetai, e cila ishte vendosur posaçërisht për të fshehur provat, për të cilat shefi i saj Katica Janeva negocioi në pako me krime të tjera, përfshirë rastin me të cilin ishte lidhur Orce Kamçev. Gjegjësisht, i gjithë opinioni u trondit dhe ishte dëshmitar i asaj marrëveshjeje kur i dëgjuan inçizimet, në të cilat Katica i thotë Orcës: mos u shqetëso, çdo gjë do të jetë në rregull, në të njëjtën mënyrë Fatime Fetai mbrojti Gordana Jankulovskën, atëherë ministre e punëve të brendshme në sencën gjyqsore, e cila u thirr si dëshmitare.
Për shkak se ky rast zgjoi interesim të madh në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar, Katica Janeva shpesh është pyetur nga mediat: deri ku është rasti Monstra dhe ajo është përgjigjur se: është një rast i komplikuar! Pasi bërën pazarlukun, atëherë PSP-ja e vuri këtë çështje nën juridiksionin e saj. Në fillim prokuror publik u emërua Trajçe Pelivanov, i cili në një kohë të shkurtër u zëvendësua. Zëvendësohet, sepse Katica Janeva kishte frikë se nuk do të respektohej dhe marrëveshja mund të dështonte. Sepse bëhej fjalë për miliona, prokurori publik Trajçe Pelivanov u zëvendësua nga lakmitarja për para dhe vëmendje mediatike prokurorja publike Fatime Fetai, dhe për këtë Fatime Fetai nga një prokurore e varfër u shndërrua në një profitere dhe aktore e shkëlqyer. Një aktore që luajti një rol të madh në mbrojtjen e autorëve të vërtetë të krimit dhe që sipas nevojave herë pas here vepronte si gjyqtare, avokate, eksperte mjekoligjore, eksperte balistike, eksperte për mikrogjurmë, për të përfunduar si një parashikues. Sepse vetëm ajo mund ta dijë me parashikueshmërinë e saj se cilët janë dhe cilët nuk janë fajtorë të vërtetë pa i vlerësuar siç duhet provat dhe faktet reale.
Fatime Fetai në çdo seancë, në vend të tyre, iu përgjigj pyetjeve që mbrojtja ua kishte drejtuar ekspertëve nga të gjitha fushat. E njëjta gjë ndodhi edhe kur u thirrën dëshmitarët që dolën nga të ashtuquajturat bomba, të cilët iu dorëzuan PSP-së si prova të reja për autorët e vërtetë, përfshirë zyrtarë të lartë politikë dhe të MPB, në të cilën prokurorja, më falni, aktorja Fatime Fetai, ka luajtur rolin e avokates së tyre. Ajo nuk ka lejuar që t’u bëhen pyetje dhe kur ka arritur të bëjë një pyetje është përgjigjur vetë, duke aluduar se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.



