Me rastin e festave të fundvitit, Sport Life ka donuar pako të Vitit të Ri në më shumë institucione për fëmijë dhe të rinj të kategorive të ndjeshme.
Gjatë kësaj dhe javës së kaluar, përfaqësuesit e Sport Life i vizituan: Shtëpinë e fëmijëve “11 tetori” në Shkup, Qendrën brendakomunale për punë sociale-Kumanovë, shoqatën Qendra regjionale për persona me pengesa intelektuale “Porosia e jonë” nga Kumanova të cilët u gëzuan me pakot e Vitit të Ri.
“ Më e rëndësishme është gëzimi dhe lumturia e fëmijëve, për këtë arsye, për festat e fundvitit, Sport Life misionin e saj human e dedikoi ndaj fëmijëve nga kategoritë e prekshme, duke i dhuruar pako të Vitit të Ri me dëshirën që t`ia zburukojmë festat e fundvitit dhe t`i dëshirojmë një fëmijëri pa brenga dhe të lumtur. Njëherit, me këtë rast ua urojmë Vitin e Ri dhe i dëshirojmë dëshirat më të mira dhe festa të lumtura për të gjithë”, theksuan nga Sport Life.
Sport Life si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdoje me realizimin e aktiviteteve humanitare dhe me përgjegjësi shoqërore për përmirësimin e jetës, sportit dhe për përkrahjen dhe ndihmë ndaj atyre që më së shumti i nevojitet.








