Gjatë mbrëmjes së kaluar (28.12.2021) në periudhën nga ora 09:00 deri më ora 13:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk u japin përparësi kalimi këmbësorëve. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar dyzet e gjashtë shoferë të cilëve u janë shqiptuar gjoba adekuate.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


