Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur optimist se do të gjendet zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Ai ka bërë të ditur se për BDI-në është e pranueshme që komuniteti bullgar, si komunitet pakicë në Maqedoninë e Veriut, të figurojë në Kushtetutën e vendit.
Kështu, ka shprehur bindjen se zgjidhje do të arrihet edhe për sa i takon dallimeve për gjuhën maqedonase, duke bërë të ditur se ai ka shprehur solidarizimin me maqedonasit sa i takon këtij dallimi, pasi siç tha, ndajnë vizionin e përbashkët – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.



