Author: Hamdi Kumanova

Fatura më të larta për energjinë elektrike kompanitë do të marrin edhe në muajt në vijim. Deri në intervenimin me import të qymyrit për bllokun e tretë të kombinatit TEC Manastiri dhe Centralit Osllomej, nuk është i mundur stabilizimi i krizës energjetike në Maqedoni. Autoritetet nuk japin kurrfarë parashikimi lidhur me çmimet e energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Në nëntor do duhet të përballohet ky shok i çmimeve, ose goditja ndaj ekonomisë, por afati më i shkurtër që mund të intervenojmë në prodhimin e energjisë elektrike, është në muajin dhjetor”, deklaroi Vasko Kovaçevski, Drejtor…

Lexo më Shumë

Kopshte të reja, rrugë, komuna urbane dhe të digjitalizuara janë pjesë e premtimeve të partive politike, në suaza të zgjedhjeve lokale. Partitë politike dhe kandidatët e tyre edhe dje vazhduan me promovimin e programeve të tyre për zgjedhjet e ardhshme. Deri në fund të fushatës parazgjedhore mbetet edhe një javë, pas së cilës më 16 tetor vijon heshtja zgjedhore. Nga Dibra, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë porositi se në 20 vitet e fundit përpjekjet e tyre ishin kahëzuar drejt përparimit të kuadrove, për shkak të synimit drejt BE-së. Qries Ahmeti theksoi se zgjedhjet nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, z.Mahir Ziberi, i shoqëruar nga deputetja znj.Ilire Dauti, pati sot takim me banorët e Sallarevës dhe Novosellës. Atje u mirëprit me mbështetje të madhe të pjesëmarrësve, ku edhe shpalosi programin dhe vizionin e tij për të ardhmen e këtyre dy vendeve. Mahir Ziberi: Sallarevë Novosellë Çdo ditë e më shumë merr përkrahje platforma jonë e PASTËR për komunën e Zhelinës, ku e njëjta u dëshmua edhe në fshatin Sallarevë dhe fshatin Novosellë. Vendos #pastër, rretho 6.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, z.Isen Shabani, sot pati takim me banorët e Kalishtit, ku u prit masovikisht nga banorët dhe u diskutua programi dhe projektet e Isen Shabanit për këtë vendbanim. Sonte në Kalisht kandidati për kryetar të komunës z.Isen Shabani së bashku me bartësin e listës z.Emir Durmishin dhe ekipin e tijë realizuan një takim me qytetarët e këtij vendbanimi ku diskutuan projektet dhe nevojat e këtij vendbanimi. Nga kjo që u pa sonte këtu Puna në Kalisht duket #Pastër Voto #Pastër #IsenShabani

Lexo më Shumë

Ejup Berisha  Ne qytetarët e rëndomtë të Ballkanit Perendimor jetojmë në shtete përralla apo më realisht thënë edhe në shtete fantazma. Ne ketu politikanët i kemi premtues të mëdhej të njëjtët pra bëjnë aq shumë premtime por këta nuk i realizojnë asnjëher të njëjtat premtime që i japin shumë shpesh, bile edhe më keq këta politikan janë edhe fantazues të mëdhej kjo dëshmon se këta dhe ne bashk me ta që u besojmë aq shumë të njëjtëve nuk jemi askund me realitetin objektiv. Realiteti ynë me këta politikan pra gjendet diku shumë larg bile dhe tepër lartë atje dikund në…

Lexo më Shumë

Vazhdojmë ta avancojmë statusin e punëtorëve të falimentuar kumanovarë, ka thënë kandidati për kryetar Oliver Ilievski, duke shtuar se si komunë do të garantojmë principin e barabarsisë së qytetarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Në takimin me punëtorët e falimentuar kumanovarë jemi pajtuar se qeveria deri më tani deri tash si asnjë qeveri e mëparshme. Qeveria aktuale e udhëhequr nga LSDM kishte ndjenjë për këtë kategori dhe për këtë kategori të qytetarëve dhe me ligjin për siguri materiale të personave të papunë, për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante të shtetit ka siguruar mundësi për kompenzim…

Lexo më Shumë

Sesioni i dytë i Takimit ministror për mjedisin jetësor i Nismës së Evropës Qendrore në Trieste u hap për publikun në kuadër të Samitit Barkolana dhe iu kushtua menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave, veçanërisht marrëdhënieve midis vendeve që ndajnë trupat ujorë ndërkufitar, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin qëndrueshmërisë së shoqërive dhe mjedisit jetësor. Në fjalimin e tij në panel, ministri Nuredini ndau sfidat në menaxhimin e tri pellgjeve lumore dhe tri liqeneve natyrore që Republika e Maqedonisë së Veriut i ndanë me fqinjët e saj. Ai përmendi veçanërisht zhvillimet e fundit të bashkëpunimit në kuadër të Marrëveshjes së …

Lexo më Shumë

Për pronarët e kompanive të cilët një vit më parë ndonëse morën ndihmë shtetërore nuk ua dhanë pagat punonjësve të tyre ende nuk ka përgjegjësi penale. Në gusht të vitit të kaluar Drejtorisë për të Ardhura Publike iu kërkua të përcaktonte përgjegjësinë për të gjitha kompanitë që abuzuan me ndihmën. Nga DAP-i thonë se prokuroria kërkon vazhdimisht informacione shtesë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Publike Themelore, sepse e njëjta prokurori vazhdimisht na kërkon informacion shtesë në lidhje me kompanitë specifike, që kanë abuzuar me ndihmën shtetërore. Ndoshta sepse është një proces i gjerë për një numër të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga rradhët e koalicionit ASH-AAA, ka takuar banorët e Dobroshtit ku shpalosi programin dhe planet e tij për këtë vendbanim. Dobroshti konfirmoj edhe njëherë përkrahjen e madhe për një qeverisje të pastër ! Diskutuam me banorët e këtij fshati për problemet me të cilat ballafaqohen si dhe shpalosëm programin tonë për 4 vitet e ardhshme !

Lexo më Shumë

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për Dibrën, Hekuran Duka në press konferencën e sotme ka prezantuar programin e tij të punës për komunën e Dibrës duke numëruar projektet më të rëndësishme në përmbajtjen e saj. Sipas tij, objektivat e veprimit për katër vitet e ardhshme janë të definuara në konsultim të drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe konform përbetimeve të agjendës së blertë si mision për jetë më cilësore. Projektet kanë për bazë vazhdimësinë e zhvillimit përmes avancimit të proceseve të filluara të punës dhe realizimin e ideve dhe nevojave të reja. Administrata komunale do të vazhdojë punën e saj për…

Lexo më Shumë

Një shtatë vjeçar është milioneri më i ri në vend me të ardhura prej një milion e 16 mijë 947 denarë, ndërsa milioneri më i vjetër i ka 96 vjet me të ardhura prej 4 milion 570 mijë e 535 denarë. Ndërsa në listën e pagave më të larta janë ndarë në shëndetësi, barnatore, ruajtja e bagëtisë, duhan dhe lojërat të fatit. “Shkupjanët dominojnë në pagesë të të ardhurave më të larta nga kryerja e pavarur e një veprimtarie. Vlera më e lartë është 73,5 milionë denarë. Në 10 vende më të larta, në listën janë avokatë, noterë, përmbarues, hotelierë,…

Lexo më Shumë

Të nderuar tetovarë, Sot jemi në Çarshi të Epërme, në një lagje që gjendet 100 metër larg shtëpisë së znj. Teuta Arifi. Në këtë lagje mund të shihni atë të cilën e përfaqëson lagjet e të gjithë komunës së Tetovës, rruga me gropa ku dëmtohen veturat dhe njëkohësisht dëmtohet edhe buxheti i qytetarëve, parkingu në mënyrë skandaloze që ngarkon komunikacionin pasi që qytetarët nuk kanë hapsira për parkim. Kjo gjë mund të ndryshohet me 17 Tetor duke votuar numrin 11 Prof.Dr.Sadi Bexhetin dhe listën e këshilltarëve të Partisë Demokratike Shqiptare. Edhe njëhere ja rikujtojmë komunës së Tetovës të na kthej…

Lexo më Shumë