Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ka dërguar urim peshkopit dhe ekzarkut apostolik të Shkupit në Maqedoni Kiro Stojanov dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik në Republikën e Maqedonisë, duke i uruar për festën e lindjes së Krishtit dhe të gjithë krishterëve që e festojnë sipas kalendarit gregorian.
“Krishtlindja është festa më e ndritshme për çdo të krishterë, sepse simbolika e kësaj feste është në lindjen e re dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Lajmi festiv i lindjes së Krishtit le të mbushë çdo shtëpi me gëzim, paqe dhe qetësi, dhe zemrën e çdo besimtari me dashuri”, thekson Mickoski në urimin e tij.
Ai thekson se Krishtlindja është festë familjare që na kujton gjithmonë vlerat e krishtera dhe qytetëruese të humanitetit dhe dorë e shtrirë ndihme për fqinjët tanë, por edhe për ata që kanë më shumë nevojë.
“Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani në këto kohë sfidash dhe vështirësish kur si qenie njerëzore kemi më shumë nevojë për njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë ose me vepra. Besimi në Zot le të jetë shtytësi i secilit prej nesh për të jetuar në frymën e tolerancës, respektit të ndërsjellë dhe veprave të ndershme. Është një mënyrë që secili prej nesh, por edhe të gjithë së bashku, të kemi sukses në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për veten dhe fëmijët tanë. Jezusi lindi! Zoti ju bekoftë”, shton në urimin kryetari i VMRO-DPMNE-së.



