Author: Hamdi Kumanova

Ekonomia në vend do të shënojë rritje prej 4.6 për qind këtë vit, parashikon Banka Botërore. Në dy vitet e ardhshme rritja do të jetë nën 4 për qind, që do të thotë vitin e ardhshëm PBB-ja do të jetë 3.7 për qind, dhe në 2023 3.4 për qind. Banka Botërore pret që ekonomia të rimëkëmbet ngadalë, prodhimi nga kompanitë vendase do të rritet. Kjo do të rezultojë në zvogëlimin e deficitit buxhetor, rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e vlerës së mallrave të importuara nga jashtë. “Skenari bazë bazohet në supozimin se ritmi i imunizimit do të vazhdojë dhe nuk…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot para qytetarëve ka prezantuar programin zgjedhor me projekte konkrete për komunën e Bogovinës. Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, në konferencën për shtyp ka prezantuar programin e projektuar katërvjeçar për zhvillimin e Komunës së Bogovinës. Emshiu i ftoi qytetarët që me 17 Tetor të votojnë numrin 3 dhe të rreshtohen në përkrahje të tij dhe të BDI-së dhe listës së kandidatëve për këshilltarë komunal. Në vazhdim po ua përcjellim fjalimin e plotë nga konferenca e sotme për shtyp: Të nderuar qytetar, Të nderuar përfaqësues të mediave, Mirë se erdhët në…

Lexo më Shumë

Vazhdon fushata intensive e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës  Prof.Dr.Sadi Bexheti dhe bartësit të listës së këshilltarëve z.Pajtim Thaci. Në bashkëbisedim me banorët e nënëdegës Qendër-Tetovë, qytetarët e këtij vendbanimi u ankuan se kryetarja aktuale e Tetovës znj.Teuta Arifi jo vetëm që nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite por situate ka degraduar në kufi të alarmantes. Banorët theksuan se si është e mundshme që kryetarja aktuale e Tetovës kandidon prapë kur ajo jeton në Shkup dhe dëshiron të udhëheqe prapë me Tetovën. Prof.dr.Sadi Bexheti theksoi se unë si kryetar i ardhëshëm i komunës së…

Lexo më Shumë

“Holanda shpreson se pas zgjedhjeve në Bullgari, do të ketë përparim në tejkalimin e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të zhbllokohen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”. Këtë e tha sot kryeministri holandez, Mark Rutte, para fillimit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet në Brdo të Sllovenisë. Ai theksoi se do të duhet të pritet epilogu nga zgjedhjet në Bullgari. “Nuk jam i lumtur me faktin që negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, akoma janë të bllokuara. Mendoj se duhet të zhbllokohen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot takoi banorët e lagjeve Fushë Tophanë dhe Gazi Babë, bashkë me të cilët lëshuan në përdorim vende të reja parkimi dhe rrugë të asfaltuara. Në Fushë Tophanë të Çairit, kryetari Ganiu tha se me kërkesë të banorëve është investuar në krijimin e një hapësire prej 1500 metrash katrorë vend parkim, që do të plotëson nevojat për parkim për 70 vetura për banorët e lagjes, që paraqiste problem për një kohë të gjatë, dhe se pas kërkesës së tyre Komuna e Çairit ka rregulluar vend-prakimet dhe pjesët e gjelbëruara për rreth. Me këtë…

Lexo më Shumë

Nga 1 tetori 2021, diplomat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, njihen nga dy institucionet më prestigjioze mjekësore në botë, Education Commission for Foreign Medical Graduates (ECFMG) dhe Medical Council of Canada (MCC). Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, njoftoi se ky lajm i mirë dhe i gëzueshëm për studentët e mjekësisë vjen pas një përpjekjeje një vjeçare. Me regjistrimin në data bazën më të madhe të fakulteteve të mjekësisë në botë (World Directory of Medical Schools, www.wdoms.org). Universiteti i Tetovës, me Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u bashkëngjitet mbi 1700 institucioneve arsimore botërore të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbreme si nikoqir, përveç që ka pritur partnerët e koalicionit, gjithashtu është mirëpritur nga shumë aktivistë në Haanbegun e tij. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit Gashi tha:”Ashtu siç presin ndryshim shumë vendbanime shqiptare, njashtu edhe Hasanbegu im, më 17 tetor kërkon ndryshim. Duke rrethuar numrin 6 ne kërkojmë ndryshime rrënjësore në skenën politike shqiptare në vend”, përfundoi Gashi.

Lexo më Shumë

Dje, bashkë me ekipin e kandidatëve për këshilltarë, e vazhduam agjendën e vizitave e takimeve në Çair. Kësaj radhe ishte një ditë e këndshme vizita në lagjen e Fushë Tophanës dhe në atë të Sahat Kullës. Njerëz të të gjitha moshave e etnive na pritën me buzëqeshje e dashamirësi, duke na bindur se tullë mbi tullë po ndërtohet fitorja dhe suksesi në Çair. Vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Mbrëmë koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët agjenda e takimeve promovuese të kandidatëve për këshilltarë komunalë e vazhdoi në Haraçinë. Me këtë rast qytetarëve të shumtë të Haraçinës fjalë rast pati edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Ai me këtë rast tha: “Haraçinës i duhet një kryetar komune me vlera intelektuale, morale e njerëzore, siç është Naim Sinani, një njeri që e do vendin e tij dhe vërett dëshiron të kontribuojë për vendin e tij. Dhe, unë jam i bindur se Haraçina do të dijë ta përzgjedhjen e duhur dhe të pastër.” “Andaj jam i sigurt se Haraçina ka shpresë…

Lexo më Shumë

11 tetori 2021 (e hënë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kështu informon Ministria për Punë dhe Politik Sociale, prej ku thonë se më 11 tetor shënohet Dita e Kryengritjes Popullore. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 21/98 dhe 18/07), 11 tetor 2021 (e hënë), Dita e Kryengritja Popullore, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. “Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Shkup, është sulmuar fizikisht kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski. Siç raporton Deutsche Welle, arsyeja e sulmit është procedura që ka nisur KRRE për marrjen e licencës për një kompani që merret me prodhimin e energjisë elektrike. Gjithnjë sipas DW, sulmuesi i Bislimovskit është Arijanit Xhaferi, djali i ish-funksionarit të BDI-së Musa Xhaferi, i cili është pronar i kompanisë për prodhimin e energjisë elektrike “U Power”. Sipas raportimeve nga dëshmitarët, deri tek konfrontimi fizik ka ardhur pas një zënke verbale në lidhje me licencën e kompanisë në fjalë. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMR-DPMNE-së ka ngritur iniciativë për thirrje e një seance urgjente në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të nenit 67 dhe 68 nga rregullorja për punën e Kuvendit, me dy pika të rendit të ditës, Vendim për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe dhe Vendim për shkarkimin e zëvendësministrit për shëndetësi Ilir Hasani, njoftoi deputeti Antonio Milloshovski. “Pyetja jonë deri te shumica parlamentare dhe deri tek Qeveria është se edhe sa njerëz duhet të digjen të gjallë si pacientë që të sillet përgjegjësi politike dhe objektive për një tragjedi e cila vjen si…

Lexo më Shumë