Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat për këtë detyrë në 4 vitet e ardhshme, Visar Ganiu sot në Çarshinë e Vjetër takoi esnafët, para të cilëve dha llogaridhënie se çfarë komuna në drejtim të tij ka bërë për Çarshinë gjatë katër viteve të kaluara.“Sot po takohemi që të ju uroj se gjatë këtyre viteve kemi rregulluar 137 vitrina të dyqaneve të çarshisë. Këtë projekt e ka filluar Komuna e Çairit në kuadër të projekteve të saja për revitalizimin e çarshisë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në aspektin estetik. Të gjitha këto vitrina janë nga druri me ç’rast po…
Author: Hamdi Kumanova
Dje e vizituam lagjen e Seravës, ku bashkëbiseduam për problemet dhe nevojat e kësaj lagje. Këta njerëz të mrekullueshëm që jetojnë vetëm një kilometër larg qendrës së Shkupit, meritojnë më shumë dinjitet dhe jetë cilësore. Prandaj do ta bëjmë Çairin e Ri.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka realizuar takim me banorët e Reçicës së Madhe dhe Vrapçishtes. Gjatë këtyre takimeve u fol mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, ku veçmas u theksua që shqiptarët tash e kanë momentin e fundit, që ta sjellin ndryshimin e shumëpritur. Gashi në fjalën e tij para banorëve të Reçicës së Madhe tha:”Fitorja e Vullnet Murselit në Tetovë, nuk është e rëndësishme vetëm për qytetin e Tetovës, por është e patjetërsueshme për procesin e ndryshimit nëpër vendbanimet tjera shqiptare”. Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve Gathi vazhdoi duke shtuar,”Jam i bindur se më 17…
Dhjetëra qytetarë të lagjes Vizbeg kanë protestuar sot, duke bllokuar udhëkryqin e parë që të dërgon drejt komunës së Shutkës. Banorët e kësaj lagjeje kërkojnë nga pushteti që sa më shpejtë të zgjidhet problemi me të cilin përballen fëmijët e tyre, të cilëve ju duhen 4 deri 5 kilometra për të arritur në shkollë. Lirim Sejdi tregon se si ka tentuar të kontaktojë me autoritet komunale të të tre komunave ku mësojnë fëmijët e tyre dhe ka hasur në jogatishmëri nga ana e tyre që t’i takojë. Lirim Sejdi, banor “Ne provuam të kontaktojmë me autoritetet komunale, ku të trijave…
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.337 testime të realizuara 399 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.348 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 17 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21
Zjarrin në spitalin e modeluar në Tetovë e ka shkaktuar qarku i shkurtë elektrik në një kordon zgjatues. Kështu thotë raporti i Prokurorisë Themelore Publike e Tetovës. Në komunikatën dërguar mediave, Prokuroria Themelore sqaron se nga analizat e bëra të gjurmëve nga dëmet e zjarrit, dinamikës së përhapjes së zjarrit dhe në bazë të dëmeve të invertarit dhe hapsirës, duke marrë parasysh edhe njohuritë e marra nga veprimet para dhe gjatë zjarrit, ekspertët e kanë vërtetuar lokacionin si dhe shkakun e mundshëm për shkaktimin e zjarrit. Prokurorisë Themelore Publike “Në ekspertizë vërtetohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e qarkut…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 5,246 doza vaksine, nga të cilat 1,253 janë aplikuar si doza e parë, 3,897 janë rivaksinuar, ndërsa 96 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Nga MSH thonë se deri më 4 tetor, gjithsej 791.141 qytetarë u vaksinuan, 737.979 janë rivaksinuan, ndërsa 96 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. 53% e qytetarëve mbi moshën 40 vjeç janë rivaksinuar dhe 32% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është…
David L. Phillips, drejtori i Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Kolumbia në SHBA, e vizitoi Universitetin e Tetovës dhe u prit nga udhëheqësja e Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor në kuadër të UT-së, Mr. Sc. Donika Kamberi. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve që palët përfaqësojnë, gjegjësisht midis Institutit për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut dhe Qendrës për Paqe dhe Komunikim Transkulturor. Në vazhdën e bisedës ata diskutuan rreth modaliteteve të bashkëpunimit në sferën e zgjedhjes së konflikteve dhe dialogut, bashkëpunim i cili pritet të materializohet së…
Intensifikohet presioni ndërkombëtar ndaj Bashkimit Evropian për hapjen e dyerve për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev do të takohen nesër pak para fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Bërdo të Sllovenisë. Paraprakisht ata do të ulen në takim me Varhejin dhe Janshan. Ndërsa më pas do të kenë takim të përbashkët me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Sipas mediave bullgare takimi i tillë i vendos Gjermaninë dhe Francën në qendër të përpjekjeve për zgjidhjen edhe të një krize në BE. Kryeministri…
Ne tre dekadat e fundit thuajse ka humbur dinjiteti ndaj punonjësve në arsim, sidomos ndaj mësuesit, vlerësojnë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kreu i SASHK-ut, Jakim Nedelkov thotë se në Ditën botërore të mësuesit, shumë mësimdhënës vazhdojnë të punojnë në shkolla me infrastrukturë të dëmtuar, pa mjete për punë në një kohë kur ka nisur zbatimi i reformave në arsim. – Advertisements – Dinjiteti i punonjësit në arsim, përkatësisht mësuesit është në nivelin më të ulët në 30 vitet e fundit. Gjithashtu, këtu reflektohet edhe kënaqësia materiale, përkatësisht paga që merr mësuesi kundrejt punës së rëndësishme që bën…
Tetova do të ketë “Lagje të mbrojtur dhe të restauruar” sipas stilit autentik tetovar në pjesën e vjetër të qytetit, duke rregulluar ambientin, rrugët, fasadat e të tjera sipas stilit të vjetër autentik tetovar. Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi #pastër6 #meVullnet
Nëse nevojitet, do t’i shfrytëzojmë mekanizmat që të mos ketë çmime shokuese, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me paralajmërimin e djeshëm të përpunuesve se ushqimi do të rritet në mënyrë drastike. Bekteshi pas takimit me një pjesë të esnafit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit theksoi se situata po ndiqet nga afër. “Nga fër e ndjekim situatën në pjesën e zinxhirit global të furnizimit, veçanërisht me prodhimet ushqimore. Këtë e treguam edhe gjatë pandemisë. Natyrisht ka mekanizma, veçanërisht nëse i referohemi Ligjit për tregtisë ku për prodhimet bazë mund të sjellim vendime në pjesën e ngrirjes së…

