Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut pjesëtarëve të komunitetit turk ua uroi 21 Dhjetorin – Ditën e mësimit në gjuhën turke. “Gëzohem që kjo festë me të cilën në mënyrë institucionale dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehim respekt ndaj kulturës, identitetit dhe veçantisë së bashkësisë turke, e cila është pjesë e pandashme e indit shoqëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e nderojmë me një theks të veçantë në arsimin, krijimin dhe kultivimin e gjuhës turke që janë ushqimi…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Tetovës të dielën për tre orë ka marrë deri në dhjetë raporte për automjete të dëmtuara në dy rrugë të frekuentuara të qytetit. Të gjitha automjetet ishin të parkuara dhe kryesisht u ishin dëmtuar pasqyrat. Në periudhën prej orës 10:40 deri në ora 13:15 në SPB – Tetovë janë raportuar dëmtime në dhjetë automjete të udhëtarëve me targa regjistrimi të Tetovës, të markave të ndryshme, tetë prej të cilave të parkuara në rrugën “Boris Kidriç” ose e njohur si rruga që të dërgon prej të Posta për të stacioni autobusave, dhe dy në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë.…
Ulje për 8 për qind të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 javën e kaluar, regjistroi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor me koronavirusin në vend. Nga 13 deri në 19 dhjetor nga Kovid-19 janë infektuar 1.992 persona. Janë testuar 19.943 persona, 8.1 për qind më shumë se java e kaluar. Më shumë të infektuar të rinj ka në Shkup. Është regjistruar ulje e të infektuarve në të gjitha grup moshat, ndërkohë më të përfshirë janë personat e moshës mbi 60 vjeç (22.8) për qind. Më pak të infektuar janë regjistruar tek grup-mosha 0-9 vjet (3.5 %). Sipas…
Ndërtimi i interkonjektorit të gazit natyror me Greqinë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruan se projekti “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia Veriore, pjesë e Maqedonisë së Veriut” do të jetë në vlerë prej 28.9 milionë euro. “Kuvendi sot miratoi Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga marrëveshja financiare për projektin “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, e cila do të përmbyllet ndërmjet Bankës…
Kryeministri i Republikës së Maqedonise së Veriut, Zorean Zaev, të martën e 21 dhjetorit, ka deklaruar se “vendet e rajonit nuk do të mbahen peng nga dështimet e Bashkimi Evropian (BE)”, në mbledhjen e tretë në kuadër të nismës “Open Balkan”. Sipas Zaev, “ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE-së”, kjo sa i përket “procesit të integrimit”. “Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por evropianizimi jo”, tha ai, ndërsa shpjegoi se kjo është pjesëmarrja e tij e fundit si kryeministri i Maqedonisë së Veriut.. Zaev ju ka bërë thirrje krerëve pjesëmarrësve të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Аmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërnz, sot e nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara. “Me nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacioneve të Klasifikuara, e pasurojmë kornizën kontraktuale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që është edhe një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe i mirëbesimit që mbizotëron mes dy vendeve mike. Si partnerë strategjikë dhe aleatë të…
Armend Fazliu, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim , do të jetë drejtor ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë informon TetovaSot. Ai aktualisht është sekretar organizativ në Degën e BDI-së Tetovë. Ai ka ushtruar edhe një tjetër funksion të rëndësishëm në Komunën e Tetovës si Shef i Zyrës për Komunikim i këtij institucioni . Spitalin Klinik dhe atë ekonomik në Tetovë do ta drejtojnë dy kuadro të rinj . Ditë më parë u bë e ditur se Spitalin Klinik të Tetovës do të drejtojë mjeku Amir Elezi nga Nerashti i Tetovës, kuadër i partisë Alternativa që u bë pjesë e…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përshëndeti votimin e deputetëve në Kuvend për ndryshimet ligjore në marrëdhëniet e punës që e bëjnë të dielën ditë jopune. Nga atje thonë se kjo ka qenë një nga kërkesat e tyre më të rëndësishme deri më tani. “Në kontekstin e krizës globale shëndetësore, të shkaktuar nga coronavirusi, është treguar se e diela duhet të jetë ditë jo pune për të gjithë punëtorët. Nëpërmjet dialogut social me Qeverinë dhe punëdhënësit, me votimin e sotëm në Kuvend nga deputetët, arritëm të sigurojmë këtë të drejtë të punëtorëve. Një nga kërkesat kryesore të protestës së LSM-së të…
Nga Ministria e Shëndetësisë sot kanë njoftuar se statistikat ditore për Covid-19 gjatë ditës së sotme janë dërguar gabimisht, gjegjësisht janë dërguar statistikat e ditës së djeshme, përcjell news33. Nga kjo Ministri njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.042 teste të kryera janë regjistruar 355 raste të reja me virusin korona. Prej të cilave, 152 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 2.308 pacientë të shëruar. Sipas njoftimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 9 pacientë të…
Kryetari i Komunës së Gostivar dhe sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit Zaev pas deklaratës kur u shpreh se i janë ofruar para deputetes gjatë formimit të shumicës së re parlamentare. Taravari shprehet se ka folur të vërtetën dhe se të dy e dijnë se çfarë ka ndodhur. “Ai e din se unë e di. Nëse ka zgjidhur problemet më të mëdha, lirisht le të më padisë, këtu jam. Megjithatë do të vijë koha kur për këtë punë do të folet publikisht, për shkak se jemi regjim hibrid dhe nuk dëshiroj…
Inspektoriati nga Komuna Saraj sot ndërmori aksion për pastrimin e hapësirave publike të uzurpuara në rrugën “Liria” (rruga nr.1), ku vijojnë punimet për rekonstruimin dhe zgjerimin e kësaj rruge deri tek Qendra Rekreative Saraj. Nga kjo komunë apelojnë të gjithë banorët pa dallim që Komuna Saraj do të vazhdoj edhe më tej me aksionin dhe nuk do të ket tolerancë në këtë drejtim.
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është zgjedhur për kryetar i përbërjes së re të Këshillit për Zhvillim të rajonit jugperëndimor. “Pres vazhdimësi në zhvillimin rajonal dhe më shumë mbështetje në realizimin e projekte”, tha Merko. Rreth 126 milionë, mjete që janë planifikuar të realizohen vitin e ardhshëm përmes Qendrës për Zhvillim të rajonit jugperëndimor malore pritet të ndahen në 9 komuna me qëllim që të përmirësohen kushtet për jetë. Pjesa më e madhe e mjeteve janë siguruar përmes buxhetit nacional, përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe ministritë tjera, ndërsa pjesa tjetër është donacion.

