Nga Ministria e Shëndetësisë sot kanë njoftuar se statistikat ditore për Covid-19 gjatë ditës së sotme janë dërguar gabimisht, gjegjësisht janë dërguar statistikat e ditës së djeshme, përcjell news33.
Nga kjo Ministri njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.042 teste të kryera janë regjistruar 355 raste të reja me virusin korona. Prej të cilave, 152 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 2.308 pacientë të shëruar.
Sipas njoftimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 9 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 217.025 raste, prej të cilëve 203.325 janë shëruar, kurse 7.631 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 6.069 raste aktive me Covid-19.