Më datën 20.12.2021 Njësiti për Kriminalitet Financiar pranë Departamentit për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz në kuadër të BSP-së parashtroi kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup kundër Z.T. (23) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim i të hollave”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 268, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, i denoncuari gjatë vitit 2021 është furnizuar me të holla të rrejshme, edhe atë gjithsej 25 banknota të falsifikuara, me qëllim që ti lëshojë në qarkullim si të vërteta. Më datën 15.06.2021, Z.T. së pari i ka lëshuar në qarkullim 5 banknota të falsifikuara nga 500 euro në një degë të një banke në Shkup, pa u vërejtur nga ana e të punësuarit në bankë se janë të falsifikuara, pas së cilës, më datën 17.06.2021 përsëri i ka lëshuar në qarkullim 20 banknota të falsifikuara nga 500 euro në të njëjtën bankë.
Me këtë i denoncuari Z.T. ka lëshuar në qarkullim gjithsej 12.500 euro të falsifikuara, me çka në mënyrë të kundërligjshme ka fituar dobi materiale prej 766.250 denarëve, në dëm të bankës, me të cilën i ka kryer veprat penale ”falsifikim i të hollave”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 268, në lidhje me nenin 45 ” vepër penale në vazhdimësi” të Kodit Penal
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



