Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 gjoba, prej të cilave shtatëmbëdhjetë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sansksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e tri gjoba për këmbësorët.
Poashtu janë shqiptuar edhe tetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe njëzet e tetë sanksione për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.