Author: Hamdi Kumanova

Zv. ministri i financave Dimitar Kovaçevski i cili sot edhe zyrtarisht dorëzoi kandidaturën për kryetar të LSDM-së, deklaroi se dëshiron që Alternativa e Afrim Gashit të bëhet pjesë e qeverisë, dhe me këtë të kontribuoj për një qeveri dhe shumicë parlamentare stabile, që më lehtë do ti realizoj projektet në të mirë të qytetarëve. “Ne gjatë kësaj jave kishim një takim, me kryetarin e Alternativës, Gashin dhe ekipin e tij, kishte një komunikatë nga ai takim. Në atë takim u artit një marrëveshje parimore për përcaktimet parimore të cilat do të ishin angazhim të Alternativës në Qeverinë e re dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria do të dorëzojë në Kuvend Propozim-vendim për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës edhe për 6 muaj. Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi tekstin e Propozimit-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për furnizim me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjes në tregjet e energjisë elektrike. Propozimi për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës ka për qëllim të sigurojë vazhdimësi për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të gjendjes në furnizim me energji elektrike.

Lexo më Shumë

45 trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Bullgari, pritet të vijnë të premten më 3 dhjetor në mëngjes në Aeroportin e Shkupit. Po këtë ditë, 45 trupat e viktimave do t’u dorëzohen familjarëve dhe pritet të bëhen edhe ceremonitë mortore. Ndërsa analizat e ADN-së, kanë përfunduar sot dhe të 45 trupat janë identifikuar. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar për Alsat, se në Sofje janë kryer të gjitha metodat krahasimore gjenetike të marra nga strishot e familjarëve dhe si rrjedhojë të gjithë trupat e pajetë tanimë kanë emra dhe dihet se cilës familje i…

Lexo më Shumë

Është më se e qartë se kriza energjetike do të zgjasë më shumë se 30 ditë dhe se do të duhet të zgjatet në përputhje me ligjin, tha në konferencën e sotme për media në Kuvend, deputet nga VMRO-DPMNE, Vllado Misajlovski. Grupi i tij parlamentar kërkon që të mbahet seanca e Kuvendit për zgjatjen e krizës energjetike. “Ne si grup parlamentar me prezencën tonë do të ndihmojmë në sigurimin e kuorumit për të”, tha Misajlovski, i cili përkujtoi se situata e krizës e miratuar më 9 nëntor me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duhet të përfundojë më 8 dhjetor. Deputeti i…

Lexo më Shumë

Në një aksion policor pas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë ka kryer dy vepra të vazhdueshme penale -Incest dhe vepër penale Trafikim me fëmijë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë kanë kryer vepër të vazhdueshme penale- Trafikim me fëmijë, transmeton Portalb.mk. Prokuroria njoftoi se i dyshuari i parë, i cili është baba i gjashtë fëmijëve, prej të cilave tre të mitura, ka shfrytëzuar të njëjtat mundësi për një kohë të gjatë për të kryer…

Lexo më Shumë

Vazhdon të mbetet e paqartë për mënyra e funksionimit të transportit publik në Tetovë. Sipas informatave të brendshme nga NP “Tetova Transport” për momentin funksionojnë vetëm dy autobusë edhe atë çdo gjysmë ore, shkruan Portalb.mk. Dy autobusët në funksionim qarkullojnë çdo gjysmë ore nga UEJL dhe nga Stacioni i Autobusëve. Siç mësojmë nga Tetova Transport të katërt autobusët pritet të aktivizohen përsëri brenda një jave dhe të jenë në qarkullim çdo 15 minuta. Paraprakisht linja numër një qarkullonte çdo pesëmbëdhjetë minuta, por para dy ditëve autobusët ndaluan së qarkulluari ndërkaq nga dje u lëshuan përsëri. Ndërkaq në shitje ende janë…

Lexo më Shumë

Masa për vaksinim të detyrueshëm për momentin nuk do të zbatohet, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Alsat. “Ne kemi arritur në përfundimin se kjo ngre pyetje shumë serioze në lidhje me atë se si dikush që nuk do të pranonte të vaksinohej do të ndëshkohej përfundimisht. Nga ana tjetër është një barrë e madhe financiare. Do të shohim se çfarë do të jetë shtrirja e vaksinimit me këtë rekomandim nëpërmjet mjekëve të familjes. “Ne jemi të gatshëm të japim rekomandime të tjera”, tha Filipçe./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Dje (30-nëntor) nga ora 08:00 deri në 20:00 në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion-kontrollues i shpejtësisë me të cilën lëvizin veturat jashtë vendbanimit, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 46 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-30 dhe GV-16). Tridhjetë e gjashtë prej tyre (TE-20 dhe GV-16) ishin automjete që transportonin pasagjerë dhe mallra (autobusë dhe kamionë). Nga shkelësit, 2 (TE) lëviznin me shpejtësi 70 km më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 3 (TE) për më shumë se 50 km në orë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion…

Lexo më Shumë

Dje në orën 18:50, 25-vjeçari A.S. nga Reçica e Vogël e Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 15:30 në objektin ku ka punuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga tre persona, njërin prej të cilëve e ka njohur. Sipas raportimit, dy prej tyre gjatë sulmit kanë përdorur sende metalike, kurse njëri prej tyre e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Në Klubin e deputetëve në Shkup për sot në ora 14:00 është caktuar takim i ri mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi. Takimi i sotëm vjen si vazhdim i takimeve të mëhershme, për inkuadrimin të Alternativës në Qeveri. Takimi u konfirmua si nga Qeveria ashtu edhe nga Alternativa. Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani “Sot do të ketë takim në ora 14 në Klubin e deputetëve, në të njëjtin format si herën e kaluar. Edhe kësaj radhe nuk janë planifikuar deklarata për media, ndërsa për konkluzionet…

Lexo më Shumë

Tërmete me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane me epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit, janë regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e epiqendrës së Kërçovës. “I pari në orën 08 e 14 minuta me magnitudë lokale të Rihterit ML2.6 dhe i dyti në orën 08 e 21 minuta me magnitudë lokale të Rihterit ML2.9, rrjedhin nga zona epiqendrore e Kërçovës. Tërmetet janë ndjerë nga popullata në pjesët jugperëndimore me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane, bëjnë të ditur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së…

Lexo më Shumë

Në një njoftim shtesë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në Kumanovë do të hapet Konsullatë nderi e Serbisë. Në seancën e 122-të me radhë, për konsull nderi është emëruar Vlladimir Stajiq, transmeton TV21. Paraprakisht u njoftua se edhe Qeveria e Serbisë ka sjellë vendim për të hapur Konsullatë nderi të Maqedonisë së Veriut në Serbi./TV21

Lexo më Shumë