Author: Hamdi Kumanova

U përgjakëm, luftuam, rrëzuam regjimin dhe me ndryshimin e qeverisë u pajtuam bashkarisht se: Kumanova duhet të ndihmohet, gjithçka që iu morr gjatë regjimit duhet t’i kthehet. Ne kemi krijuar një klimë të bashkëpunimit ndërinstitucional midis institucioneve në nivel qendror dhe atë lokal dhe një numër i madh i projekteve për Kumanovën janë realizuar me ndihmën e Qeverisë. Kumanova do të fitojë, sepse Kumanova është një qytet socialdemokrat, dhe Oliver Ilievski është kandidati i vetëm i socialdemokratëve. Unë jam i sigurt për këtë, sepse besoj në ju, njerëzit e mi të Kumanovës! Sepse jam i sigurt në Oliver Ilievski -…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov reagoi ndaj deklaratave të Ekaterina Zakharievës duke thënë se është e vështirë të kuptoj akuzat e këtilla. “Ne kemi Komision kundër diskriminimit si e para. Kur kontrollova nëse ka ankesa për diskriminim ndaj bullgarëve, nuk kishte asnjë ankesë kundër diskriminimit”, tha Dimitrov. Ai tha se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik ku në Kushtetutë të gjitha bashkësitë etnike janë të barabarta. Reagimi i Dimitrovit vjen pasi që Zakharieva deklaroi se ndjehet e dëshpëruar nga përgjigjet e Dimitrovit për të drejtat e qytetarëve bullgarë në vend.

Lexo më Shumë

U bënë tri javë nga mynxyra e Tetovës. Tri javë qëkur u shkrumbuan 14 njerëz të gjallë në strehën ku kishin vajtur të shërohen. Edhe sot pas tri javësh nga djegia e spitalit modular nuk ka as edhe një shenjë nga trazimi i ndërgjegjes së atyre që ishin drejtpërdrejt të lidhur me këtë faj. Fushata zgjedhore i ka rrëmbyer të gjithë, duke treguar edhe një herë se qytetari për pushtetarët tanë është vetëm mjet për arkëtim votash dhe zgjatje të jetës së udhëheqjes së tyre të dështuar. Edhe një herë u dëshmua se dora e tyre drejt qytetarit zgjatet vetëm…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, denoncon rastin e keqpërdorimit të pushtetit dhe shkeljes së “Marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike” nga ana e kandidates për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Gjatë ditës së djeshme, zonja Teuta Arifi nën ndikimin e trysnisë që ka ushtruar ndaj administratës komunale, ka nxjerr në kampanjë të punësuarit e saj, të cilët janë shfrytëzuar për qëllime elektorale. Ia bëjmë me dije zonjës Arifi se keqpërdorimet e detyrës zyrtare, keqpërdorimi i kompetencave që ia jep komuna dhe keqpërdorimi i resurseve komunale, janë të ndaluara dhe për këtë do të bartni përgjegjësi penale. Dështimet…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në Dellçevë në tubim me qytetarë tha se është marrë vendim për ndryshim të metodologjisë së përllogaritjes së pensioneve dhe sipas kësaj, pensionet do të rriten jo vetëm sipas çmimeve me pakcisë, por edhe me rritjen e pagës mesatare. “Dëshiroj të them se nga 1 janari do të rriten pensionet sipas çmimeve me pakicsë dhe sipas rritjes së pagave mesatare, përkatësisht çdo 1 janar dhe çdo 1 korrik do të kemi rritje të pensioneve”, tha Zaev. Ai shtoi se deri tani pensionet janë rritur vetëm sipas çmimeve me pakicsë dhe se se…

Lexo më Shumë

Testimet e shpejta të nxënësve për të shmangur përhapjen e virusit kovid 19 mbeten vetëm deklarim i autoriteteve. Skriningu në shkollat fillore dhe të mesme mbetet në pikëpyetje edhe për arsyen e mungesës së kuadrove të mjaftueshme të realizojnë të njëjtën, thonë epidemiologët. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup ngrenë alarmin se është e pamundur të zbatohet një proces i tillë me stafin aktual. Është e vështirë se Qendrat e Shëndetit Publik nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të shkuar nëpër shkolla dhe të bëjnë skrining teste për shkak se ne kemi punktet tona ku bëjmë testimin e rasteve…

Lexo më Shumë

Të nderuar, Ju ftojmë në promovimin zyrtar të kandidatit për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve nga koalicioni Më të mirët për komunën tonë. Në promovimin, i cili do të mbahet më 3 tetor 2021 (e diel), në orën 20:00, në sheshin e qytetit në Tetovë, do të keni mundësi të njiheni me planin për më të mirën për Tetovën. Në promovim do të marrë pjesë kryetari i LSDM -së, Zoran Zaev. Ne do të jemi të nderuar me prezencën tuaj. Ju presim!

Lexo më Shumë

Shumë vajza të reja përmes rrjeteve sociale në internet marrin porosi që paraqesin ngacmim seksual, e për këtë ata më shumë i rrëfehen familjes sesa institucioneve. Këtë e tregon hulumtimi “Ngacmimi onlajn në mediat sociale” i zbatuar nga Qendra për mundësi të barabarta “Bubamara” nga Tetova, që transmeton edhe përvojën e personave të rinj të gjinisë femërore në rajonin e Pollogut. Janë anketuar 208 vajza të moshës nga 18 deri në 25 vjeç, të cilat iu përgjigjën anketës në mënyrë elektronike. Nga Tetova janë 150 vajza, 51 nga Gostivari dhe pjesa tjetër nga vendet tjera, me ç’rast 45,1 për qind…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov reagoi ndaj deklaratave të Ekaterina Zakharievës duke thënë se është e vështirë të kuptoj akuzat e këtilla. “Ne kemi Komision kundër diskriminimit si e para. Kur kontrollova nëse ka ankesa për diskriminim ndaj bullgarëve, nuk kishte asnjë ankesë kundër diskriminimit”, tha Dimitrov. Ai tha se Maqedonia e Veriut është shtet multietnik ku në Kushtetutë të gjitha bashkësitë etnike janë të barabarta. Ndryshe, përgjigja e Dimitrov vjen pasi që Zakharieva deklaroi se ndjehet e dëshpëruar nga përgjigjet e Dimitrov.

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar bashkë me Iniciativën qytetare Gostivari që dua, prezantuan shtyllën programore për Arsim me Cilësi të lartë në Programin Zgjedhor për Gostivarin që duam. Teuta Minahi nga Iniciativa qytetare Gostivari që dua, e cila është edhe kandidate për këshilltare, potencoi që përkushtimi për të siguruar arsim gjithëpërfshirës, inkluziv e të integruar, të orientuar nga “nxënësi“ me programe bashkëkohore mundësojnë që gjeneratat e ardhshme të fitojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca në pajtim me nevojat e shoqërisë demokratike multikulturore, me tregun e punës dhe me sfidat e reja në mjedisin e përgjithshëm shkencor-teknologjik, është prioriet…

Lexo më Shumë

Mund të ekstradohet në Armeni ku akuzohet për veprimtari kriminale, por diplomati maqedonas i arrestuar në Serbi dëshiron që të gjykohet në vendin e tij. Mile Milenkoski beson në drejtësinë e sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, prandaj ka u dorëzuar autoriteteve dokumentacione për të cilat shpreson se do ta nxjerrin të pafajshëm. “Besoj se kemi një shtet ku sundon ligji, prandaj besoj se autoritetet do të fillojnë një procedurë të shpejtë gjyqësore, duke pasur parasysh faktin se provat në këtë rast përfshijnë 7 persona, 6 prej të cilëve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Milenkovski. Sipas tij,…

Lexo më Shumë

SHBA-ja ofron përkrahje të konsiderueshme për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktiviteteve që orientohen drejt rritjes ekonomike, stabilitetit dhe përforcimit të praktikave dhe institucioneve demokratike. Konfirmimi i kësaj janë dy amandamentet e nënshkruara të Marrëveshjes së grantit të partneritetit për zhvillim, me ç’rast vlera shtesë për këtë vit është prej 3.5 milionë dollarë amerikanë. Anekset e marrëveshjes i ka nënshkruar ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas njoftimit të MF, marrëveshja me USAID-in lidhur me grantin e partneritetit për zhvillim u nënshkrua në datë 6 maj të këtij viti, në vlerë prej 8.3 milionë dollarë amerikanë.…

Lexo më Shumë