Pas fillimit të pandemisë COVID 19 u rrit numri i grave viktima të dhunës familjare, deklaroi për BTA gruaja e ambasadorit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Biljana Angelova, e cila është iniciatore e kampanjës për përkrahjen e viktimave nga dhuna në familje, transmeton Almakos.
Tashmë janë dërguar letra deri te kryetarët e komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me kërkesën që të mbahen takime me 12 dhjetor në orën 12.00 në sheshet e qyteteve të ndryshme duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit, për t`i thënë jo dhunës në familje.
Motoja është “Stop dhunës në familje! Bëhu e guximshme” dhe ky është apeli kryesor i Biljana Angelova deri te gratë- të besojnë në vetvete dhe të bëhen të guximshme. Pasi që guximi është ajo që i mungon më së shumti këtyre grave, deklaroi ajo.
“Kur beson në vetvete, je i fuqishëm dhe do të ecësh para, do t`i mbrosh edhe fëmijët, pasi që nëse e toleron dhunën, vajza jote do të mendoje se është normale të tolerohet një qëndrim i tillë, ndërsa djali i jot se është normale të bëhet ajo”, deklaroi Angelova. Ajo në kampanjë ka përfshirë njerëz të cilët porosinë “Bëhu e guximshme” do ta përhapin në gjuhë të ndryshme që e njëjta të arrije deri te njerëz të ndryshëm në vende të ndryshme.
Janë hapur edhe numra telefoni për donacion, ndërsa përfitues të projektit janë tre qendra, Organizata e grave në Shkup, e cila është qendër e krizës për qëndrim të përkohshëm të grave viktima të dhunës, Qendra e krizës Shpresa, ku gratë do të munden që të qëndrojnë më gjatë dhe “One Can” për prindërit vetushqyes të cilët vështirë se mund të gjejnë punë dhe me të vërtet janë vet përballë sfidave të jetës.
Të gjitha këtyre qendrave i nevojiten punë të ndryshme, për shembull Organizatës së grave në Shkup ku viktimat mund të qëndrojnë nga 24 deri në 48 orë, i duhen gjërat më të nevojshme, sqaroi Angelova. Ajo, njashtu, planifikon një kampanjë humanitare në të cilën njerëzit do të mund të japin donacione gjithçka nga pelenat për fëmijë deri te ushqimi me afat të gjatë.
Për iniciativën ajo e fotografoi vetveten dhe vajzën e saj të ngjyrosura si viktima të dhunës në familje, ndërsa doli edhe me propozim që edhe gratë tjera nga korri diplomatik ta bëjnë fotografi të tilla që ta provokojnë veten dhe të tjerët. Pasi që shikimi në pasqyrë si viktimë ju sjell emocione të papara, besoj edhe për më të dashurit tuaj, deklaroi Biljana Angelova.
Nëse ka qarkullim, Biljana Angelova planifikon që të përgatis ekspozitë me fotografitë. Përndryshe ajo e ftoi artisten nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Andrijana Maciev, që t`i paraqes veprat e saj në korniza të kampanjës. Vet artisja është prind vetushqyes me një fat të vështirë, ndërsa edhe fotografitë e saj janë abstrakte dhe kolorite, të mbushura me vullnet të mirë. Mjetet nga fotografitë dhe pikturat do të janë edhe një mënyrë për t`i ndihmuar përfituesve.
“Me 7 dhjetor do të organizohet edhe një konferencë në Shkup ku do të ftohen përfaqësues nga institucione të ndryshme si Ministra e drejtësisë dhe punëve të brendshme, ministria e punës dhe politikës sociale si dhe qendrat përfituese të kampanjës. Ideja është që të zgjohet vetëdija tek njerëzit për këtë problem, t`i bëhet me dije grave se cilat janë të drejtat e tyre kur do t`i ndodh diçka e tillë, ku të drejtohen, si i mbron shteti, deklaroi iniciatorja e kampanjës. Mbledhja e guximit është thjeshtë të nisesh dhe prej tani të mos ngelësh vet, institucionet të punojnë për ty”, sqaroi ajo dhe shtoi se gruaja duhet që të ndjehet e sigurt në shtetin ku është duke jetuar.
.”Nuk është e saktë se shumica e grave viktima të dhunës janë të familjeve të varfra, gjendja financiare nuk është e rëndësishme”, komentoi Biljana Angelova për BTA.
“ Shumë gra punojnë në kompani të mëdha, duken perfekt, kanë pamje të shkëlqyer, por burri i tyre, për shembull pasi që është xheloz, ka probleme me alkoolit ose është nervoz i rrah”, Angelova dha shembull dhe shënoi se dhuna familjare mund të jetë psikike dhe financiare.
“Në Bullgari para pandemisë, çdo e katra grua ka qenë viktimë e dhunës në familje, ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çdo e treta”, deklaroi Angelova, duke shtuar se pandemia e ka keqësuar gjendjen.
Biljana Angelova është duke kërkuar mënyra për përkrahjen e fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, pasi që pandemia i ka goditur edhe ato. Njëra prej ideve të saja është që të mbahet një revy mode me prodhime të krijuara nga persona me nevoja të veçanta të cilët dinë të krijojnë dizajne për veshje ose të bëjnë shtesa mode.
“Kështu mund të tregojmë se ato janë njerëz me shkathtësi dhe mund të punojnë në shumë vende, për shembull në shtëpitë e modës”, shtoi Angelova.
Ajo krijoi kampanja të cilat zgjasin në kohë dhe nuk janë vetëm një akt. Angelova ka pasur sukses që të mbledh organizata të ndryshme dhe njerëz për të punuar për qëllimin e vetëm.
“ Kjo është gjëja më e bukur që mund ta bëj, të kam mundësi t`i bashkoj të gjithë, madje edhe kur janë konkurrent, të mendojmë bashkë për të mirën”, deklaroi Biljana Angelova.