Author: Hamdi Kumanova

Ministrja për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, ka deklaruar se pjesa mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi është e ndërtuar sipas standardeve që kanë qenë për vitin 2002. Ajo tha se megjithatë kjo nuk është arsyeja e ak sidentit tragjik ku jetën e humbën 45 persona. “Në vitin 2021 ka norma të reja për vendosjen e rrethojës mbrojtëse, por ato vlejnë për ata që do të ndërtohen nga viti 2021 e në vazhdim”, tha Violeta Komitova, e cila shtoi se ndryshimi i vetëm në rrugë është në tabela, përfshirë edhe atë sepse “Shpejtësia u kufizua në 90 kilometra…

Lexo më Shumë

Mbi 1.700 persona janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, njoftojnë autoritetet shëndetësore. Pacientët më parë janë paraqitur përmes “Termini im”. Sipas të dhënave të Qendrës, bëhet fjalë për persona të sëmurë kronik dhe persona me sëmundje kardiovaskulare dhe diabet, kategori qytetarësh që çdo vit vaksinohen kundër gripit sezonal. “Vaksinimi ka funksionuar në mënyrën më të mirë, ka pasur interesim të madh, por pacientët kanë treguar se kanë një problem të vogël përmes caktimit të ‘Termini im’ ose në leximin e porosive, ashtu që ne i kontrollojmë sipas listave tona dhe ju paraqitemi pacientëve të…

Lexo më Shumë

Është bërë progres i madh ndërmjet BE-së dhe fqinjëve në Evropën Juglindore në bashkëpunimin policor dhe krahasuar me fushat e tjera, ky është tani bashkëpunimi më i avancuar midis BE-së dhe fqinjëve të saj të drejtpërdrejtë,” tha në një video-mesazh Komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Varhei në takimin e 22-të të Komitetit të Ministrave në Konventën për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore, të mbajtur në Shkup, transmeton Portalb.mk. Sipas tij, Konventa për bashkëpunim policor për Evropën Juglindore është një nga bazat e një bashkëpunimi të tillë dhe element kyç i partneritetit de facto të sigurisë që BE-ja ka zhvilluar…

Lexo më Shumë

Ndezja e instalimit elektrik në pjesën e motorit të autobusit është shkaku i zjarrit të djeshëm për shkak të të cilit një autobus urban ka marrë flakë në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, afër “Rade Konçar”, thonë për “Lokalno” nga JSP. “Në momentin e rënies së zjarrit automjeti ka qenë me dyzet udhëtarë, shoferi në pasqyrën e pasme ka vërejtur tym nga pjesa e pasme e mjetit, është ndalur, ndërsa udhëtarët kanë zbritur, domethënë falë kujdesit të shoferit nuk ka pasur udhëtarë të lënduar. Nga atje shtojnë se është shkaktuar vetëm dëm material dhe se për momentin po vlerësohet sasia…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sot njoftoi se tashmë kanë intensifikuar kontrollet lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike para festave të fundvitit. Nga SPB-Tetovë apelojnë sidomos te të rinjtë që të largohen nga “lodrat” e tilla të rrezikshme. “Tregtarët, prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, rikujtohen edhe një herë se shitja, gjegjësisht blerja dhe aktivizimi i fishekzjarrëve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj, është kundërvajtje ligjore, e cila sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike…

Lexo më Shumë

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë se po ndjekin me vëmendje informacionet lidhur me përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron dhe derisa nuk ka detaje konkrete, do të lë në fuqi masat aktuale kundër COVID-19. “Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive konstatuam se për momentin nuk ka nevojë për masa konkrete pasi ende nuk kemi njohuri të mjaftueshme për variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një variant që transmetohet shumë shpejt, por Instituti amerikan për Shëndetësi tha se edhe për transmetueshmërinë ende nuk ka informacione të mjaftueshme dhe…

Lexo më Shumë

65% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut besojnë se COVID-19 është krijuar në laborator për të kontrolluar njerëzit, tregon sondazh mbi opinionin publik realizuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën presidenciale për edukim politik (QPEP), transmeton Portalb.mk. Hulumtimi tregoi se ekziston një potencial domethënës midis qytetarëve në drejtim të prirjes ndaj teorive të komplotit. 72% e të anketuarve besojnë se bota sundohet nga disa familje të fuqishme. Gjithashtu, 46% qytetarëve besojnë se se klima kontrollohet nga satelitët dhe radarët, 44% se janë regjistruar më shumë të vdekur nga COVID sepse Ministria e Shëndetësisë ka dhënë…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme dje (29.11.2021) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 141 gjoba, nga të cilat 32 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 26 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy masa për kalim të automjeteve në semafor të kuq, dy masa për kundërvajtje kryer nga këmbësorët, dy për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë masa për mjete teknike me defekte dhe të paregjistruara, gjashtë masa për përdorimin e celularit, katër masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, 33 masa për parkim të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit Ministror të Komunitetit Energjetik që do të mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, e cila është kryesuese me Komunitetin Energjetik për vitin 2021. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik do të diskutohen disa tema nga fusha e energjetikës, të cilat mbulohen nga Traktati i themelimit të Komunitetit Energjetik, duke përfshirë statusin e zbatimit të Marrëveshjes në fushat e energjisë elektrike, gazit natyror, burimeve të rinovueshme të energjisë, klima, efikasiteti energjetik, mjedisi jetësor. Në mbledhje do të votohet edhe emërimi i Drejtorit…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës që kanë filluar në vend që nga mbrëmja e djeshme kanë bërë që shumë prej rrugëve malore në vendin tonë sot të bëhen vështirë të kalueshme për automjetet, përcjell TV21. Në rrugën Dibër-Mavrovë për shkak të reshjeve është rrëzuar një dru, ku si pasojë është ndërprerë komunikacioni. Nga video incizimi që ka siguruar TV21 shihet se autoritete tashmë janë në terren dhe po punojnë për largimin e pengesave.

Lexo më Shumë