Ministrja për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, ka deklaruar se pjesa mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi është e ndërtuar sipas standardeve që kanë qenë për vitin 2002.
Ajo tha se megjithatë kjo nuk është arsyeja e ak sidentit tragjik ku jetën e humbën 45 persona.
“Në vitin 2021 ka norma të reja për vendosjen e rrethojës mbrojtëse, por ato vlejnë për ata që do të ndërtohen nga viti 2021 e në vazhdim”, tha Violeta Komitova, e cila shtoi se ndryshimi i vetëm në rrugë është në tabela, përfshirë edhe atë sepse “Shpejtësia u kufizua në 90 kilometra në orë dhe më pas u rrit në 120 kilometra në orë.
Komitova pohon se nuk është ky shkaku i ak sidentit, ndonëse menjëherë kanë sugjeruar uljen e shpejtësisë në atë pjesë të rrugës.
“Rruga ka një histori të gjatë. Për fat të keq vi ktimat nuk mund t’i kthejmë. Kjo është një katastrofë e pazakontë. Nëpër magjistralet kemi parë shumë katastrofa, kamionë të rrokullisur… por këtu kemi zjarr, i cili sipas meje është arsyeja e parë se përse ka aq numër të madh të vi ktimave, të cilin zjarr nuk e dimë se si është shkaktuar”, tha Komitova.



