Sot dhe nesër për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet Panairi Digjital për arsimin e mesëm profesional, ku do të marrë pjesë ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska si dhe rreth 19 mijë nxënës të klasave të nënta pritet të jenë pjesë e këtij aktiviteti unik, qëllimi kryesor i të cilit është të informojë në kohë nxënësit se çfarë ofrojnë shkollat e mesme në vend, mundësitë e bursave, programet mësimore, trajnimet praktike, por edhe cilat janë përfitimet dhe përparësitë nga arsimi i mesëm profesional. “Me Panairin Digjital, përveç që ju jepet mbështetje…
Author: Hamdi Kumanova
Në Manastir sot është formuar shtresa e parë e borës për këtë sezonë dimërore, përcjell TV21. Qarkullimi në rrugë zhvillohet në kushte dimërore ndërsa rekomandohet rregullimi i shpejtësisë, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe menaxhimi i kujdesshëm i automjeteve. Sipas videovo të siguruara nga TV21, autoritetet ende nuk kanë arritur të pastrojnë rrugët kryesore në këtë qytet.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rikujton publikun se nga data 1 dhjetor e vitit 2021 (e mërkurë) hyn në fuqi obligimi për pagesën e qeseve për bartjen e mallrave nga Ligji i ri për paketimin dhe mbeturinat e paketimit Ky Ligj parashikon: ?Ndalohet lëshimi në treg i qeseve plastike për bartjen e mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ?Ndalohet lëshimi i paketimeve plastike për një përdorim në objektet hotelierike në territorin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ?Me përjashtim të paragrafit (1) të këtij neni, me pagesën e kompensimit nga shfrytëzuesit përfundimtar, në…
Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin prej 1.5 vjet për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në lidhje me rastin “shuplaka” para Komunës Qendër, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Me këtë, Apeli e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale. Pala mbrojtëse ka kërkuar në Gjykatën e Apelit anulimin e aktgjykimin me numër 1904/16 nga data 29 shtator 2020, duke i vlerësuar sit ë pabaza. Përveç Gruevskit, në këtë rast janë të dënuar me “dënim me kusht” edhe gjashtë persona tjerë. Ndryshe, Gruevski është I dënuar edhe me 2 vjet burg për rastin “Tank” në lidhje me blerjen e veturës luksoze “Mercedes”.
Paniku që ka përfshirë botën pas zbulimit të variantit më të ri të virusit covid 19, emërtuar Omicron, është i zmadhuar dhe jo i mbështetur në fakte shkencore. Në një intervistë për News24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta. Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale? Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar…
Oda Ekonomike kërkoi nga Qeveria të blejë teste të lira për Kovid, dhe të bëjë skrining të të punësuarve në sektorin privat. Duhet gjetur mënyrë për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar. Biznesmeni Antoni Peshev thotë se pronarët e kompanive janë të gatshëm nëse nevojitet të paguajnë një shumë të njëhershme, që t’i motivojnë punëtorët e pavaksinuar të imunizohen. Lloji i fundit i virusit i zbuluar në Afrikë po përhapet 15 herë më shpejt, ndaj Peshev thotë se vendi duhet të marrë masa radikale, duke shpjeguar se një mbyllje e re e ekonomisë do të shkaktojë një cunami të…
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, të cilët ndodhen në Ankara të Turqisë në kuadër të programit Erasmus +, bashkërisht me komunitetin shqiptar në këtë vend dhe qytetarët tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, e kanë shënuar festën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë si dhe 10-vjetorin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Edhe pse ky nëntor, studentët Diturim Xheladinin dhe Ardita Asanin i gjeti në Ankara, ata me dëshirën e madhe për të festuar u bënë bashkë në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara, me shqiptarët e tjerë në Turqi dhe së bashku kremtuan…
Nga Sofja gjegjësisht nga Spitali “Pirogov” sot janë lëshuar 4 persona të lënduar nga aksidenti i tmerrshëm i 23 nëntorit, shkruan TV21. Ekipet mjekësore nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, i kanë marrë pacientët për t’i sjellur në shtëpi, thonë nga Spitali. Nga atje shtojnë se një nga pacientët mbetet nën vëzhgim në Klinikën e Neurokirurgjisë. Siç bëjnë të ditur, pacienti iu është nënshtruar dy operacioneve të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Një operacion në pjesën e poshtme të këmbës dhe tjetri në shtyllën kurrizore, siç shtojnë nga Spitali, ai po shërohet pa probleme dhe tashmë ka filluar të lëvizë.
Njësia e Punëve të Brendshme Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli parashtroi kallëzim penal kundër U.V. (61), P.B. (48) dhe M.P. (53) të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në periudhën nga viti 2014 deri më 2017, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gjevgjeli kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 253 paragrafi 3 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. U.V., e cila në periudhën e lartëpërmendur ka qenë drejtoreshë në Ndërmarrjen Publike, duke mos paguar borxhet për shërbime të…
Sot (29.11.2021) në periudhën kohore nga ora 07:00 deri më 10:00 nëpunës policorë të SPB Tetovë në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit realizuan kontrollim të përforcuar aksional të shpejtësisë me të cilën qarkullojnë automjetet në vende të banimit dhe jashtë vendeve të banimit. Gjatë këtij kontrolli janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar 28 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-17 dhe GV-11). Numri më i madh i tejkalimeve (17) janë bërë nga ana e automjeteve të cilat transportojnë udhëtarë ose mallra (TE-8 dhe GV-9). Për të gjithë shkelësit janë shqiptuar masa adekuate të ndëshkimit.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska mbajti fjalim me rastin e themelimit të “Rrjetit B40 të qyteteve të Ballkanit” (B40 Balkan Cities Network) në korniza të Samitit, që sot edhe nesër po mbahet në Stamboll, Turqi. Në Samit janë pjesëmarrëse 24 kryetarë të komunave nga 11 shtete, që sot po diskutojnë për disa çështje kryesore që i tanojnë qytetet në Ballkan – si transformimi digjital, demokracia urbane dhe bashkëpunimi ekonomik. Bëhet fjalë për themelimin e “Rrjetit B40 të qyteteve të Ballkanit” (B40 Balkan Cities Network) që do të hap rrugën për bashkëpunim në mes qyteteve dhe shkëmbimin e përvojave…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.245 teste të kryera janë regjistruar 118 raste të reja me virusin korona. 175 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 396 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 18 pacientë të diagnostikuar me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 215.125 raste, prej të cilëve 199.460 janë shëruar, kurse 7.569 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.096 raste aktive me Covid-19.

