Njësia e Punëve të Brendshme Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli parashtroi kallëzim penal kundër U.V. (61), P.B. (48) dhe M.P. (53) të gjithë nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në periudhën nga viti 2014 deri më 2017, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gjevgjeli kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 253 paragrafi 3 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. U.V., e cila në periudhën e lartëpërmendur ka qenë drejtoreshë në Ndërmarrjen Publike, duke mos paguar borxhet për shërbime të kryera të Ndërmarrjes Komunale, të bëra nga ana e personave fizik dhe ata juridik nga komuna Gjevgjeli, f. Stojakovë dhe f. Selemlija, ka kryer shkelje të më shumë dispozitave të akteve ligjore dhe nënligjore dhe të marrëveshjeve.
P.B., i cili në periudhën e lartëpërmendur ka qenë udhëheqës në Sektorin komercial dhe marrëdhënie me shfrytëzuesit të shërbimeve pranë Ndërmarrjes Publike, nuk ka përgatitur raporte mujore për atë se cilëve shfrytëzues të shërbimeve duhet t’u tërhiqet vërejtja ose cilët duhet të paditen dhe nuk i ka dorëzuar të dyshuarës së parë si drejtoreshë, për sjelljen e vendimit përfundimtar. Në periudhën nga data 16.05.2016 P.B. nuk ka mbajtur evidencë të gjitha kërkesat nga shfrytëzuesit të sigurohien në mënyrë adekuate përmes procedurës përkatëse gjyqësore ose procedurë tjetër para se ato të parashkrohen, për shkak është humbur mundësia borxhi të paguhet nga shfrytëzuesit e shërbimeve.
M.P. në cilësinë e personit zyrtar, udhëheqës i Sektorit për çështje të përgjithshme juridike dhe resurse njerëzore, në periudhën nga data 17.05.2016 deri më 31.12.2017 nuk ka mbajtur evidencë të gjitha kërkesat e shfrytëzuesve të jenë të siguriara në mënyrë adekuate përmes procedurë gjyqësore ose procedurë tjetër para se të parashkrohen, kurse si moment plotësues, në bashkëveprim me P.K., e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, ashtu që paraprakisht pas dhënies së pajtueshëmërisë të denoncuarës së parë, në mënyrë selektive kanë vendosur për cilët persona juridik dhe persona fizik të parashtrohet vërejtje dhe cilët të paditen, gjatë së cilës kanë lëshuar mundësinë të zbatojnë procedurë për pagesë të dhunshme nga shfrytëzuesit.
Me këto veprime të dyshuarit, duke keqpërdorur pozitën zyrtre dhe autorizimin, kanë shkaktuar dëmë Ndërmarrjes Publike “Komunalec”- Gjevgjeli prej gjithsej 6.114.969 denarë, si dhe dëm tjetër plotësues.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…
- Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
- Beharja dhe bashkëshorti i saj më të lumtur se kurrë, kanë dy fjalë për të thënë – shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë
- Analiza/ Keqkuptimi i Klosit për “funeralin” e Partisë Socialiste!
- Arabia Saudite, një platformë e re për të tërhequr investitorët ndërkombëtarë
- Shuhet papritur Agron Memedi, ish-reprezentuesi i Maqedonisë dhe trajneri i Shkëndijës



