Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se ka arrestuar tre persona për shkak se në rrjetin social Tik Tok” kanë publikuar dy video për gjoja një sulmi të mundshëm terrorist në një Qendër Tregtare në Shkup më datë 28.11.2021 në orën 19:00. “Pas informacioneve të siguruara menjëherë janë ndërmarr veprime nga ana e MPB- Byroja për Siguri Publike- Reparti kër shkatërim të krimit të organizuar/ Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizëm, SPB Shkup. Janë ndërmarr masat e nevojshme, ndërsa janë gjetur edhe personat- krijuesit e mundshëm të videove të rrejshme. Është njoftuar Prokurori Publik, me…

Lexo më Shumë

Nga rreth 500 të punësuar në spitalin e Shtipit, rreth 100 janë të pavaksinuar, por siç thonë nga spitali, bëhet fjalë për persona të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus. Ndryshe nga kolegët e tyre në spital, në Shtëpinë e shëndetit „Dr. Pançe Karagjozov“ nuk janë vaksinuar vetëm disa nga punonjësit. Në pikat e vaksinimit në Shtëpinë e shëndetit në Shtip, këto ditë vijnë kryesisht pacientë të moshuar – mbi 65 vjeç, të cilët janë vaksinuar me vaksinat kineze “Sinofarm” dhe që duan të pranojnë një dozë përforcuese. Në më pak se një muaj pas fillimit të imunizimit me…

Lexo më Shumë

Nga fillimi do të gjykohet ish-drejtori i EMV (ish- ELEM) Dejan Boshkovski, i cili në dhjetor të vitit 2019 fillimisht u dënua me tre vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtarenë lidhje me prokurimin e softuerit për ndërmarrjen shtetërore. Bëhet fjalë për rastin “Tarifa” i ish- Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk. Gjykata Themelore Penale sot ka njoftuar se Gjykata e apelit e ka rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim. Boshkovski dhe dy koordinatorë të tjerë të akuzuar të projektit u akuzuan nga PSP se kanë shpenzuar pothuajse 4 milionë euro…

Lexo më Shumë

I pyetur për postet që i kërkon për të hyrë në Qeveri, kryetari i “Alternativës” para takimit me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se për te dhe partinë e tij është me rëndësi që të jenë pjesë e një qeverie e cila do të luftoj krimin dhe korrupsionin. Gashi me këtë rast u shpreh se do të ofrojnë një shans që vendi të del nga kjo krizë dhe do të ndihmojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. “Për ne është me rëndësi të merremi veshtë konceptualisht e si do të vazhdojmë. Ju thash se Alternativa në mbledhjen e fundit…

Lexo më Shumë

Një lloj i ri i coronavirusit, i quajtur omicron, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët e Afrikës së Jugut, por nuk është e sigurt që ai u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut. Omicron, i njohur si B.1.1.529, besohet të jetë shumë më ngjitës se variantet e tjera të coronavirusit. Filloi të përhapet me shpejtësinë e dritës dhe tashmë u shfaq në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, të cilat menjëherë morën masa të reja për t’u mbrojtur nga tendosja e re. Ai ka 30 mutacione në të, gjë që shpjegon pse përhapet kaq lehtë.…

Lexo më Shumë

Vërshimet intensive të shiut kanë krijuar shumë probleme për banorët e Kërçovës. Poashtu gjatë natës disa lumenj kanë dalë nga shtrati me çka kanë përmbytur qindra shtëpi, numër të madh të bodrumeve dhe hapësirave ndihmëse, por më e rëndësishme është që nuk ka viktima. “Shiu që me ndërprerje të vogla në Kërçovë po bie që tre ditë, dhe krijoji më shumë probleme për banorët e tij. Gjatë natës lumi i Zajasit ka dalë nga shtrati dhe ka përmbysur vendbanimin e rrugës “Prilepit”, ku në ujë janë qindra shtëpi”, tha Dashmire Ademi shefe e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kërçovë.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme Ministria për Punë të Brendshme ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje. “Më datë 28.11.2021 policia ka privuar nga liria B.D. (31) nga fshati Banjë, I.J.(41) nga fshati Çeshinovë, Komuna Çeshinovë – Obleshevë dhe D.D. ( 25) nga fshati Banjë, Koçan. Konkretisht, pas informacioneve të marra paraprakisht se në zonën e Koçanit janë kryer shkelje nga neni 80 i Ligjit për Armët dhe veprat penale që ndërlidhen me armëmbajtjen e paautorizuar, punonjësit e policisë kanë ndërmarr aksion me çrrastë tek personi B.D. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie në pronësi të…

Lexo më Shumë

Dy persona nga Kumanova janë ndaluar dje në autostradën Shkup – Gjevgjeli nga një ekip patrullues i policisë kufitare dhe policisë nga Republika Çeke, pasi në automjetin e tyre janë gjetur emigrantë nga Kuba, përcjell TV21. “Në drejtimin Shkup-Gjevgjeli, nga ekipi patrullues nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë bashkë me ekipin nga Çekia janë arrestuar dy persona R.L.(55) dhe A.Q.( 46), nga Kumanova, pasi gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.L., në të cilin bashkëdrejtues ishte A.Q., janë gjetur tre emigrantë nga Kuba”, thonë nga Ministria e Brendshme.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka diskutuar për Omicron, variantin e ri të koronavirusit, përcjell TV21. Filipçe tha se Komisioni ka vlerësuar se për momentin nuk ka nevojë masa shtesë pas paraqitjes së këtij varianti. “Shohim se disa shtete po ndërmarrin masa restriktive, gjithsesi ne vlerësojmë se duhet të mbesim me masat aktuale. Ende nuk ka informacione të mjaftueshme. Mendoj se restrikcioni si mbyllja e kufirit, karantina e udhëtarëve që vijnë nga vende të caktuara nuk do të jep efekt”, tha mes tjerash Filipçe.

Lexo më Shumë

Është turp që për LSDM-në dhe Qeverinë nuk është fajtor korrupsioni në institucione për rastin me aksidentin tragjik, por viktimat që nuk e kanë parë korrupsionin, thonë nga VMRO-DMNE. Në komunikatën e partisë së Mickoskit, mes tjerash thuhet. “Koordinatori nacional për menaxhim me kufijtë i emëruar nga LSDM-ja, Vlladimir Pivovarov, i cili gjithashtu është përgjegjës që autobusi i Besa Trans 135 herë ka kaluar kufirin pa leje për qarkullim ndërkombëtarë, nuk gjen faj në vetevete, për punën të cilën nuk e ka kryer, dhe për të cilën paguhet nga qytetarët, por tek pasagjerët që nuk e kanë kërkuar licencën për…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Burim Sejdini për kryetar të Gjykatës Administrative. Në listën përfundimtare për këtë post ishin pesë kandidatë. Sejdini ka qenë kryetar i Gjykatës Administrative nga viti 2017 deri në vitin 2021. Gjatë zgjedhjes së tij u theksua profesionalizmi, organizimi, përvoja dhe rezultatet që ka arritur, bëjnë të ditur Këshilli Gjyqësor. Këshilli Gjyqësor në seancë caktoi ushtrues detyre në disa gjykata themelore, Kumanovë, Resnjë dhe Tetovë. Kryetarja aktuale Snezhana Manev do të drejtojë Gjykatën Themelore në Kumanovë. Në Gjykatën Themelore të Resnjës është emëruar Emel Cranli Ali, e cila deri më tani ka qenë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë gjobitur gjithsejtë 255 shoferë dhe atë 24 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më tepër se sa e lejuara. Sipas njoftimit të MPB-së 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 170 jashtë zonës së banuar”, thonë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë