Në kovid qendrën pranë Spitalit të përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, pas saktë 50 ditëve, është hospitalizuar një pacient i infektuar me Kovid-19, konfirmoi Baki Alili, drejtor i spitalit. “Bëhet fjalë për rastin e vetëm aktiv në zonën tonë. Pacienti është nga Dibra dhe është me formë më të lehtë të sëmundjes. Pacientin e fundit me kovid e regjistruam me datën 8 të muajit të kaluar. Këtë muaj kemi vetëm dy raste të reja, njëri prej të cilëve tashmë është në listën e të shëruarve”, tha Alili. Në qendër, sipas tij, vazhdon prania 24 orëshe e mjekëve dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Duke e pasur gjithmonë ndërmend rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të parlamenteve në mbrojtjen e lirisë të të shprehurit në internet dhe promovimit të dallimeve në qëndrime, po aq i rëndësishëm është kundërshtimi i dezinformatave dhe fjalës së urrejtjes dhe parandalimi i perceptimit se si establishment politik, e humbim lidhjen me qytetarët. Që kjo të ndryshojë, nevojitet të japim shembull personal duke promovuar kulturë tolerance, kulturë inkluzioni dhe bashkëpunimi rreth çështjeve thelbësore, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në Debatin e përgjithshëm të Asamblesë së 143-të të UNP-së në temë “Sfidat bashkëkohore për demokracinë: Tejkalimi i ndarjeve dhe ndërtimi i bashkësisë”.…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media, e prezantoi Buxhetin e Ministrisë për Punë të Jashtme për vitin 2022, i cili është edhe buxheti më i madh i MPJ-së, me të cilin jo vetëm që ndërpritet praktika e reduktimit të mjeteve të dedikuara për diplomacinë, por ka një rritje prej gati 30% (28%) krahasuar me vitin 2021, që paraqet potencial serioz për rinovimin e të gjitha funksioneve të diplomacisë. “Politika e jashtme ka qenë gjithmonë nën presionin e nevojës për diplomaci të fuqishme, moderne dhe profesionale nga njëra anë dhe situatës ekonomike dhe si…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar shqiptarët për 28 nëntorin, ditën e flamurit. Sela në telegram urimin e tij ka dëshiruar që ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim të jetë i fundit për shqiptarët. Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për tu bërë më të fortë se kurrë. Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen. Të ruajmë ndjenjën e përgjegjësisë duke hapëruar drejt sfidave të reja, që…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar 109 vjetorin e ditës së flamurit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar, duke theksuar se kombi duhet të nderohet dhe bashkohet me vepra. Ahmeti mes tjerash vlerësoi se unaza e lidhjes së kombit po rrumbullaksohet me korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, “109 vjetori i ditës së flamurit dhe i pavarësisë na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë…
Propozimin e Ministrit Venko Filipçe për t’i shpërblyer me nga 30 denarë për pacient të vaksinuar, nga Shoqata e Mjekëve amë e cilësojnë si jodinjitoz. Shprehen të indinjuar që lajmin e kanë mësuar nga gazetarët e nuk janë konsultuar për sjelljen e këtij rekomandimi. “Unë i porpozoj Filipçes që t’i ndërroj këshilltarët, sepse vërtetë po e këshillojnë shumë keq” tha në një deklaratë për TV21 kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë Lilija Çollakova Dervishova.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përfocuara në komunikacion. Gjatë këtij aksioni janë dënuar 283 shoferë për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e vendit. “Prej tyre 28 automjete janë lëvizur me 50 kilometra në orë më shumë se sa shpejtësia e lejuar, ndërsa gjashtë automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB. Policia njofton se 11 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 173 në autostradë.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.11.2021) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, nga të cilët vetëm ditën e djeshme janë sanksionuar 283 shoferë, transmeton TV21. Prej tyre, 28 shoferë kanë vozitur 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 shoferë mbi 70 km/h më shumë se e lejuara. Kështu që 110 drejtues automjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në vendet e banuara, ndërsa 173 të tjerë jashtë vendeve të banuara. Aksionet e…
Afrim Gashi, kryetar i Alternativës “Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë” Në një intervistë më të gjatë për gazetën serbe “Politika”, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, flet për zhvillimet politike aktuale në Maqedoninë e Veriut, për krijimin e shumicës së re, por edhe për relacionet e Maqedonisë së Veriut e të shqiptarëve me fqinjët e tyre. Mes tjerash, ai flet edhe për relacionet e Maqedonisë së Veriut me Serbinë, e veçmas për marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët. Këtu më poshtë po e japim pyetjen që ka të bëjë më ketë temë! Politika: Si i…
BDI kundër dorëheqjes së Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se proceset që pasojnë nuk guxojnë ta gjejnë vendin me Qeveri të destabilizuar. Lidhur me zgjerimin e shumicës, aktivitete konkrete do të priten javën e ardhshme. Osmani thotë se në këtë periudhë nuk duhet ndryshuar kabineti Qeveritar, ndërsa stabilizimi i shumicës është i mirëseardhur. “Periudha që pason është shumë e rëndësishme për drejtimet strategjike dhe arritjen e qëllimeve strategjike. Çdo destabilizim i Qeverisë në këtë periudhë mund të ndikon negativisht në arritjen e atyre qëllimeve që do ta shndërronin shtetin nga pjesa e zgjidhjen…
Siç shkruan Xhaferi, papritmas i ka ardhur lajmi për ikjen e tij në përjetësi ndërsa për të ishte një mik shumë i dashur. “Thellë më goditi lajmi për ikjen e përjetshme dhe të papritur të bashkëpunëtorit tonë të dashur, gazetar i respektuar, analist politik dhe mbi gjithash, mik i ynë i vjetër, Todor Pendarov. Shprehë ngushëllime në emër timin dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e RMV-së dhe në emër të shërbimit të Kuvendit, i bindur se përkujtimi për figurën e tij, pozitivitetin e tij dhe vullnetin e fuqishëm për jetë do të jetojë nëpër korridoret e ndërtesës së…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e flamurit. Gashi ka rikjujtuar se 28 nëntorin shqiptarët përveç si ditë të mëvetësisë e kujtojnë edhe për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke thënë se pikërisht kjo datë është koincidenca që përsëritet për t’i rikthyer kujtimet se shqiponja dykrenore mund të valojë e lirë vetëm nëse ka bij që janë në gjendje ta japin jetën për të.

