Pacientët e akomoduar për trajtim në spitalin e Sofjes, “Pirogov” pas aksidentit tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, përgjithësisht janë në gjendje stabile dhe të mirë, kanë njoftuar nga ky institucion mjekësor. Aktualisht në Klinikën e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike janë katër pacientë të cilët e kanë kaluar natën në përputhje me pritshmëritë e stafit mjekësor të spitalit, raporton gazeta bullgare, Trud. Në Klinikën e Neurokirurgjisë është shtruar një pacient me frakturë, i cili iu nënshtrua operacionit në fillim të kësaj jave. Operacioni i shtyllës kurrizore rezultoi i suksesshëm dhe procesi i rikuperimit ishte pa komplikime. I njëjti pacient i…
Author: Hamdi Kumanova
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë dje kanë arrestuar 19 vjeçarin A.I nga Shkupi për shkak të dyshimeve se ka kryer tre vepra penale. I arrestuari ka pranuar veprat dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim penal. Sipas policisë, një vepër penale është “vjedhje” e kryer me 27.11 në rrugën “Banica”, ndërsa dy të tjerat janë vjedhje e rëndë që janë kryer me 25.11 në Shkup.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një dalje për media bëri të ditur se sot do të kontaktoj me familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin e 23 nëntorit në Bullgari. “Sot do të kontaktoj me familjet e viktimave, sepse dua të di se cilat janë pritshmërit e tyre në lidhje me transferimin e trupave dhe procedurat e mëtejshme, në mënyrë që të mundemi të bëjmë këtë plan veprim”, tha Osmani. Mes tjerash Osmani shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet bullgare dhe po bëhen përgatitjet për bartjen e trupave dhe të gjithë procedurën. “Dje…
Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë Veriore (KRRE) ka fituar statusin e vëzhguesit në Agjencinë për bashkëpunim të Rregullatorëve energjetik të Bashkimit Evropian (Agency for the Cooperation of Energy Regulators – ACER). Siç kumtoi KRRE-ja, pranimi i Komisionit e rregullator në Agjencinë për bashkëpunim të rregullatorëve energjetikë të BE-së vjen pasi Sekretariati i bashkësisë energjetike dha mendim pozitiv në të cilin vlerësoi lartë gatishmërinë e ERC-së për të fituar statusin e vëzhguesit, në radhë të parë. për shkak të përmbushjes së detyrimeve dhe kushteve të cilat rrjedhin nga Pakoja e tretë energjetike. Sekretariati i…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër do të mbeten pa energji elektrike një pjesë e Zelenikovës dhe Studeniçanit. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza, nga ora 08:00 deri në ora 13:00 do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Gradovci, Komuna e Zelenikovës, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:00 do të jenë përdoruesit nga një pjesë e fshatit Koliçan i poshtë, pjesa drejt varrezave, Komuna e Studeniçanit. Të martën pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në 15:30 do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Miladinovci,…
Fondi i ri intervenues për përkrahjen e fermerëve do të formohet në vitin 2022. Mjetet në vlerë prej 250 milionë denarë janë siguruar me intervenim të amendamenteve të Propozim buxhetit për vitin 2022, për të cilin vazhdon debati në Komisionin amë parlamentar. “Përmes diskutimit me anë të argumenteve të fuqishme mund të arrijmë një zgjidhje. “Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bujqësia është një sektor i rëndësishëm në ekonominë tonë dhe se ka nevojë të intervenohet kur tregu është i çekuilibruar, veçanërisht kur çmimet janë në atë nivel ku fermerët nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet”, tha ministri i Financave Fatmir…
Kam nderin e veçantë që në emrin tim dhe në emër të stafit drejtues të Universitetit të Tetovës, t’Jua uroj të gjithëve festën e kombit, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. 28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumë shekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit tij, në krye me Heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore. Të vetëdijshëm për këtë Mot të madh…
Një nga masat e reja që do të propozohet në qeveri është shpërblimi i mjekëve amë nëse pacientët e tyre janë të vaksinuar mbi 70 për qind. “Mjekët amë do të stimulohen financiarisht kur do të tejkalojnë 70% të vaksinuar nga numri i përgjithshëm i pacientëve që mbulon dhe do të shpërblehen me nga 30 denarë për pacient. Ka edhe disa aspekte që duhet të shqyrtohen këtu, por mendoj se ky është propozimi që do ta kemi të martën në qeveri”, tha Filipçe. Ai theksoi se masat e mëhershme janë diskutuar në mbledhjen në qeveri. “Jam i vetëdijshëm se këto…
Materialet për hetimin e aksidentit të autobusit iu dorëzuan prokurorëve bullgarë. Janë dorëzuar monstrat e ADN-së për identifikimin e 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, procesverbali i tetë dëshmitarëve që janë marrë në pyetje, si dhe të gjithë dokumentacionet e autobusit nga kompania Besa Trans dhe të Ministrisë së Transportit, nga ana e Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut. kryeprokurori, Lubimir Joveski, në konferencën e përbashkët për media me prokurorët bullgarë në Shkup, tha se po sigurohen prova të tjera dhe se po vazhdon dëgjimi i personave tjerë që mund të japin informacion për zbardhjen e ngjarjes tragjike. Joveski…
Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se Kovçevski është ushtari i Zaev dhe se nuk është asnjëfarë kuadri. “Është njeriu i cili duhet të vazhdojë me politikat humbëse dhe kriminale të LSDM-së për të siguruar mbrojtje për familjen Zaev”, thonë nga kjo parti. Sipas tyre, drejtori i Zaevit, Kovaçevski vendimin për kryetar të LSDM-së e ka para mbajtjes së kongresit. “Kovaçevski është njeri i Zaevit i cili duhet të vazhdojë me zaevizmin. Të gjithë ata populli do t’i mposht në zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Deputeti o posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë. “Procesi është shumë më i ngadalshëm se sa kemi shpresuar dhe kemi dëshiruar”, tha Lajçak në Forumin Ballkanik për Integrim në Podgoricë. Ai po ashtu përmendi edhe rrethanat që kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit siç është BREXIT, kriza e emgrantëve por edhe skepticizmi te disa vende anëtare. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta kthejnë kredibilitetin e procesit. Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se çështja kryesore është “kur”, për shkak se vendi ka…
Kryetari aktual i Kumanovës dhe ish-anëtar i LSDM-së, Maksim Dimitrievski, i cili u përjashtua nga partia pasi vendosi të kandidojë si i pavarur për mandat të dytë, përmes rrjeteve sociale ka shkruar se është i befasuar nga sjellja e partisë ndaj tij. Siç shkruan, vazhdimisht nuk merr ftesa për pjesëmarrje në seancat e Kryesisë Qendrore të LSDM-së. “Jam thellësisht i befasuar nga sjellja e këtillë dhe mosthirrja ime e vazhdueshme në seancat e Bordit Qendror të LSDM-së, në të cilat sidomos dje prisja të diskutonim për statusin tim në parti dhe të kërkojmë zgjidhje për situatat më të reja në…

