Brenda ditës dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës anti covid e marrin rreth 300 persona. Kështu njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë. Rënia drastike e personave të marrin dozën e parë ka të bëjë me atë se rreth 54 për qind e popullatës në rajonin e Tetovës tashmë kanë marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës, thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë Borisllav Jorgaqieski. “Në bazë ditore numrat janë rreth 300 aplikime të vaksinës, pjesa më madhe prej tyre janë të dozës së parë, një pjesë janë rivaksinime dhe disa janë…
Author: Hamdi Kumanova
DEKLARATË 27 nëntor 2021 – Kumanovë Të dashur vëllezër e motra, shumë të respektuara media! “Përderisa gjithmonë gjatë të kaluarës i gëzoheshim ardhjes së Festave të Nëntorit, me theks të veçant 28 Nëntorit (Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtarë), i cili na kujtonë luftën e kombit tonë për çlirim, dinjitet, liri, dhe bashkim kombëtarë. Krimtimi e kësaj ngjarje të madhe përkujtohej me një entuziazëm të madh nga të gjithë banorët e Kumanovës me rrethinë. Por, këto dy vitet e fundit për arsyet që opinioni shqiptarë është i njoftuar (*kujto : tërmentin në Shqipëri 26 nëntor 2019 dhe Pandemia…
Institucionet bullgare vepruan në mënyrë profesionale dhe u siguruan qetësi familjeve të viktimave, sepse kishte shumë spekulime, të cilat i rëndonin edhe më shumë emocionalisht, komentoi për NOVA TV bullgar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Osmani komenton se kjo është edhe një shenjë se jemi miq të afërt në të mirë dhe në të keqe dhe duhet të ndihmojmë. Osmani hodhi poshtë teoritë se tragjedia në autostradën Struma ishte inskenuar për ta detyruar Bullgarinë t’i thotë “po” Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së. Duke i komentuar…
Të gjithë politikanët të cilët duan që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe i gjithë rajoni të jetë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, punojnë për zhvillim pozitiv. Besoj se marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk kanë alternativë. Suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses për të gjithë rajonit dhe sukses për BE-në, deklaroi sot në Shkup eurodeputeti Ilhan Quçuk. Si raportues për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Quçuk tha se punon në mënyrë aktive, si me partitë qeveritare ashtu edhe me opozitën, si dhe se ka takime të shpeshta edhe me përfaqësues nga sektorit civil. “Po vjen një raport, i…
Mutacioni më i ri i virusit korona i quajtur “Omikron” parashihet të jetë shumë herë më ngjitës në krahasim me mutacionet e deritanishme. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce tha se ende është herët për tu thënë më shumë gjëra për këtë mutacion. Nëse do ketë masa shtesë për të parandaluar depërtimin e këtij lloji brenda vendit Filipçe tha se do të diskutohet të hënën në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. “Bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit i cili quhet “Omikron” këtu është dyshimi se mund të jetë shumë më ngjitës se mutacionet tjera nga gjithë…
Sot në qiell mbi Shkup është shfaqur një avion me mesazhin “Shihet korrupsion”. Mesazhi është shkuar në gjuhën maqedonase, ndërsa ende nuk dihet se kush e ka bërë këtë veprim. Më poshtë e keni videon e avionit duke fluturuar mbi Shkup.
Ministrja e përkohshme për zhvillim rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova për BNT ka komentuar se në ditën e aksidentit është nisur në vendin e fatkeqësisë në autostradën Struma, por pas bisedës me kryeministrin Stefan Janev ai e ka këshilluar të mos shkojë. Siç ka njoftuar korrespondenti i MIA-s në Sofje, sipas Komitovës që është eksperte për mbrojtje kundër zjarreve të objekteve, ka diçka të çuditshme e ajo është se zjarri ka shpërthyer dhe është përhapur shumë shpejtë që ndodhë në raste shumë të posaçme. “Fatkeqësia me autobusin e Maqedonisë është i kombinuar me zjarrin. Më e vështira nga zjarri është…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjatë ditëve të fundit po shqyrtohen masa për persoant e pavaksinuar që nuk do të rrezikojnë vendet e punës.Të martën, në mbledhje qeveritare do të propozohet masë e re. “Jam i vetëdijshëm se këto ishin ndër masat më të rënda për shkak se prekën marrëdhëniet e punës dhe për këtë shkak shqyrtojmë masa të ngjashme që nuk do të rrezikojnë ndonjë vend pune”, tha Filipçe. Ai thotë se do të propozohet masë e re dhe kjo do të jetë stimul për mjekët amë.“Propozimi i mjekëve amë do të jetë stimul, përkatësisht kur do…
Fondacioni ALSAR dhe Diyanet-i, institucioni përgjegjës në Turqi për çështjet fetare, realizuan një projekt të përbashkët disaditor, i cili synonte të ndihmonte në përgatitjen sa më të mirë të imamëve. Projekti i trajnimit u realizua në Koplik, me pjesëmarrjen e 25 imamëve. Lektorë nga Turqia mbajtën gjatë gjashtë ditëve, më 20-26 nëntor, një cikël prej 30 leksionesh. Te imamët pjesëmarrës në kursin e trajnimit u përcollën njohuri nga fusha teologjike mbi rolin dhe misionin e udhëheqësit fetar në ditët e sotme. Leksionet u ndoqën me interes nga të pranishmit, ndjekës të vëmendshëm të dijeve të dhëna prej lektorëve. Të kënaqur…
Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4.434 doza të vaksinave, prej të cilave 1.268 janë aplikuar si dozë e parë, 1.021 janë rivaksinuar, ndërsa 2.145 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 26 nëntor janë vaksinuar gjithsej 828.770 qytetarë, janë rivaksinuar 794.666 dhe dozën e tretë e kanë marrë 70.937 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Pesëdhjetë e shtatë për qind e qytetarëve mbi 40 vjeç siç theksohet, janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullsisë të moshës 18 deri në 39 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Përfshirja me vaksinim me…
Kemi bërë kërkime gjatë dy tre ditëve të fundit dhe do të propozojmë një masë të re deri te qeveria dhe ajo është nxitja e posaçme për mjekët amë. Ose mjekët amë të jenë të stimuluar financiarisht kur do ta tejkalojnë 70 për qind të vaksinimit nga numri total i pacientëve që të shpërblehen me 30 denarë në pacient nga numri total që janë regjistruar tek ta. Ka edhe disa aspekte që duhet këtu të shqyrtohen, por mendoj se ai është propozimi që do të veprojmë të martën para qeverisë, ka thënë sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ka theksuar…
Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Ministrisë së Financave është i pari i cili njoftoi për kandidaturën për kryetar të LSDM-së. Ai tha se brenda shtatë ditëve do të përgatisë një program dhe do të paraqese. “Brenda 7 ditëve do të përgatis një program dhe do të paraqes një kandidaturë për president. LSDM-ja është parti me potencialin më të madh të personelit dhe ka një numër të madh të anëtarëve të shquar që do të ishin kandidatë të shkëlqyer. Procedura është demokratike dhe kushdo që plotëson kushtet mund të kandidojë”, tha Kovaçevski për “Fokus”. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është…

