Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Todor Pendarov

Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Todor Pendarov

Siç shkruan Xhaferi, papritmas i ka ardhur lajmi për ikjen e tij në përjetësi ndërsa për të ishte një mik shumë i dashur.

“Thellë më goditi lajmi për ikjen e përjetshme dhe të papritur të bashkëpunëtorit tonë të dashur, gazetar i respektuar, analist politik dhe mbi gjithash, mik i ynë i vjetër, Todor Pendarov.

Shprehë ngushëllime në emër timin dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e RMV-së dhe në emër të shërbimit të Kuvendit, i bindur se përkujtimi për figurën e tij, pozitivitetin e tij dhe vullnetin e fuqishëm për jetë do të jetojë nëpër korridoret e ndërtesës së Kuvendit. Profesionaliteti i tij dhe përvoja nga zhvillimi i gjatë multidimenzional ishte kontribut i vërtetë në funksionimin e shtëpisë së Kuvendit, mirëpo paraqiste vlerë për zhvillimin demokratik të vendit tonë”, është shprehur Xhaferi.

Ai dërgoi ngushëllime deri te familja, njohësit e tij, shokët dhe bashkëpunëtorët.