Mbi 1.700 persona janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, njoftojnë autoritetet shëndetësore. Pacientët më parë janë paraqitur përmes “Termini im”. Sipas të dhënave të Qendrës, bëhet fjalë për persona të sëmurë kronik dhe persona me sëmundje kardiovaskulare dhe diabet, kategori qytetarësh që çdo vit vaksinohen kundër gripit sezonal.
“Vaksinimi ka funksionuar në mënyrën më të mirë, ka pasur interesim të madh, por pacientët kanë treguar se kanë një problem të vogël përmes caktimit të ‘Termini im’ ose në leximin e porosive, ashtu që ne i kontrollojmë sipas listave tona dhe ju paraqitemi pacientëve të mos e lëshojnë terminin. QSHP po ashtu ka furnizuar edhe 400 doza vaksina komerciale ku kemi dhënë veçmë 250 dedikuar për ato persona që nuk përmbushin kushtet përmes ‘Termini im’ të vaksinohen falas. Ende disponojmë me 150 doza të vaksinave komerciale”, ka deklaruar Jadranka Stamenkovska, shefe e sektorit epidemiologjik të QSHP-së në Kumanovë.