Policia shqiptare ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën janë arrestuar Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u lokalizua dhe u arrestua në banesën e shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, ku ishte fshehur në tualet, në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga uniformat blu.
Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç, dhe K.V., 27 vjeç.
Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Jozefin Marku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.


