I akuzuari Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, kërkon lirim nga akuza për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, shkruan Alsat. Ai thotë se Gjykata nuk ka vërtetuar se krimet janë kryer nga ai apo të pandekurit e tjerë. Boki 13 ishte në bankën e të akuzuarve për pastrim parash dhe mashtrim të biznesmenëve Siljan Micevski dhe Ardian Amzovski, për një shumë prej gati një milion eurosh. Në negociatat me ta nuk kanë marrë pjesë e pandehura, Hristina Blazhevska, por herë pas here Jasna Ercegoviq dhe ish-deputetja e LSDM-së Frosina Remenski. Megjithatë, Remenski, sipas Jovanovskit, nuk ka qenë e vetmja politikane e…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në ora 07:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 23-vjeçarin A.K. nga Tetova, nën dyshimin se së bashku me personin N.L. (34) rreth orës 05:00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një bastore-kazino sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë dhe ka shkaktuar zjarr, me ç’rast janë lënduar dy policë të cilët kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë informon TS. A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të bëhen parashtresat përkatëse.TS
Kolona prej dhjetëra autobusëve pasi bënë gjiro nëpër Kumanovë, ndaluan para godinës së komunë, në shenjë proteste për shkurtimin e linjave të rregullta urbane, shkruan Alsat. Transportuesit thonë se do të protestojnë deri në shqyrtimin e ankesave. “Kemi parashtruar ankesa të reja, për fat të keq interesi i qytetarëve mbeti në plan të dytë për shkak të vendimeve të tilla të komunës sepse tenderat mund të kryheshin thjeshtë me procedurë të shkurtuar nëse pranoheshin ofertat e transportuesve, të cilët i përmbushnin plotësisht kushtet ligjore”, tha Viktor Bozhinovski, Përfaqësues ligjor i transportuesve. “Ky autobus duhej të ishte përplot me nxënës për…
Presidenti, Stevo Pendarovski ka falur pjesërisht të dënuarin për ngjarjet e 27 prillit, Abdulfeta Alimin. Përkatësish, Alimit i janë falur 8 muaj të vuajtjes së dënimit me burg. Në këtë listë ndodhen edhe katër persona të tjerë, njëri prej tyre është falur tërësisht, ndërsa tre të tjerë pjesërisht. Vendimi i presidentit për falje, vjen pasi paraprakisht ishte anashkaluar falja tradicionale e vitit të ri, pasi në listë ndodheshin edhe emra të kontestueshëm si, i dënuari për vrasjen e Almir Aliut, Boban Iliq. Presidenti, Stevo Pendarovski ka sjellë vendim për faljen e personave të dënuar, ndërsa në listë ndodhet edhe emri…
Pala mbrojtëse e Abdylfetah Alimit është duke llogaritur pjesën e mbetur të dënimit të klientit të tyre, pas faljes së pjesshme dy ditë më parë nga ana e Presidentit, shkruan Alsat. Zyra e Donçe Nakov ende nuk ka një qëndrim për këtë, megjithatë, vendimi i presidentit nuk ka kaluar pa reagime të ndryshme. Për VMRO-DPMNE-ja, vendimi është selektiv, dhe kjo parti do të donte që kjo qasje të ndiqej edhe për të dënuarit e tjerë lidhur me 27 prillin. “E vetmja gjë që mund t’ju them është se presim joselektivitet në vendimet e Pendarovskit. Presim joselektivitet në drejtësi. Në vend…
Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer gjithsejtë 2.250 teste prej të cilave 319 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup 162, Manastir 23, Prilep 21, Kavadarci 20, Kumanovë 16, Ohër dhe Gjevgjeli nga 10 raste të reja… Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 288 persona të shëruar dhe 2 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. Ndërkohë që kemi 1.984 raste aktive në gjithë vendin./Alsat.mk
Pas luftës së nisur nga Rusia, do të ketë ndryshime rrënjësore, jo vetëm në politikën evropiane por edhe në atë botërore, tha në intervistën për MIA-n ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjuk. Për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, ambasadorja Zadorozhnjuk tha se Kievi tani po punon që të kalojë shpejt procedurën speciale dhe Ukraina të bëhet anëtare e BE-së. “Gjithçka varet nga vullneti politik i Evropës, mbi të cilin po punon Kievi. Bashkimi Evropian tani po ndërmerr hapa të paprecedentë për të mbështetur Ukrainën. Do të presim përgjigjen e Komisionit Evropian”, tha Zadorozhnjuk për…
Salla “Balsha” në hotelin “Tirana International” mblodhi mbrëmjen e së enjtes së 17 marsit figura të politikës, kulturës, akademizmit, klerit, etj., në ceremoninë e përurimit të librit të ish-presidentit Bamir Topi. Botuar nga Fondacioni ALSAR, “Betejat e humbura të Tiranës” flet për kryeqytetin nga optika e një banori autokton. Në përkufizimin e vetë autorit, libri është e vërteta e tij për Tiranën, të cilën e ka parë dhe rrëfyer si qytet dhe kryeqytet. Në radhën e personaliteteve që e kanë marrë fjalën në ceremoninë e përurimit mes pjesëmarrësve të shumtë, ka folur së pari kryetari i entit botues, Fondacionit ALSAR,…
MSH-ja me mbështetje të OBSH-së, USAID-it dhe UNICEF-it, nga e Hëna më 21 Mars nis karvanin për vakinimin kundër COVID-19, që do të përfshijë 14 bashkësi lokale në vend. Në cdo pikë vaksinimi në këto vende, qytetarët do të kenë mundësi të vaksinohen kurse ata që janë vaksinuar jashtë vendit do të evidentohen në sistemin “Termini Im” Nga MSH-ja thonë se vendimi për t`u vaksinuar nuk duhet të anulohet, për shkak se popullata e pavaksinuar është më shumë e rrezikuar nga pasqyra e rëndë klinike dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë thotë se të dhënat statistikore thonë…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka njoftuar se për momentin në Maqedoninë e Veriut gjenden 50 shtetas të Ukrainës. Thotë se të njëjtit kanë lidhje farefisnore me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se në vend kanë ardhur me organizimin privat, transmeton TV21. Megjithatë thotë se kjo nuk do të thotë se nuk mund të pritet fluks emigrantësh nga Ukraina. “Deri tani nuk kemi ndonjë numër të madh. Numri sillet rreth 50 të cilët janë shtetas ukrainas apo pjesë të shtetasve ukrainas që janë të martuar me shtetas të Maqedonisë. Do të thotë familjet e tyre janë këtu…
Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Republikës Çeke në vend, z. Jaroslav Ludva Sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, z. Jaroslav Ludva. Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe zhvillimet rajonale, ndërkaq u bisedua edhe për procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut. Poashtu, temë e diskutimit ishin edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari Thaçi siguroi Ambasadorin Jaroslav Ludva se Partia Demokratike Shqiptare…
Qeveria, në kushtet e krizës globale dhe trazirave në tregun e ushqimit dhe burimeve energjetike, miratoi pakon prej 26 masash për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe parandalimin e rritjes së madhe të çmimeve. Çmimi i burimeve energjetike të naftës dhe derivateve të naftës në bursat botërore ndryshon në bazë ditore, por me vendimet që Qeveria i miratoi për uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së, parandalohet rritja e madhe e çmimeve. Si rezultat i të gjitha masave të ndërmarra të Qeverisë që u sollën në konsultim me të gjitha palët e interesuara, në rajon kemi çmim më…

