Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) gjatë ditës do të sjellë vendim për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për sjellje të vendimit të ri. Çmimet e derivateve sillen në bazë të Rregullores së ndryshuar për caktim të çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës me të cilën KRRE çdo ditë mund të sjellë vendime për ndryshim të çmimit të derivateve nëse përllogaritja për çmimin e cilit do derivat të naftës shënon rritje apo ulje për dy denarë. Për përllogaritjen merret…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka sqaruar se me Dekretin e miratuar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, nuk parashihet ndryshimi i uniformave policore edhe për njësitet që veprojnë në nivel republikan – siç është rasti me Tigrat. Shqip do t’i kenë uniformat vetëm policët që veprojnë në komunat apo qytetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, transmeton TV21. “Bëhet fjalë në nivel lokal, për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ndërkaq, në shërbimet qendrore, të shtrira në tërë shtetin, nuk do…
Në koordinim me Trupin koordinues për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Dekret për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe persona të tjerë të lirohen nga participimi për studim. Me këtë Dekret, Qeveria u mundëson të gjithë personave me aftësi të kufizuara të regjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, të jenë të liruar nga participimi. Ky Dekret u mundëson personave me aftësi të kufizuara t’i realizojnë potencialet e…
Bojan Jovanovski “Boki 13” sot në Gjykatën Penale në Shkup tha fjalët përfundimtare për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, ku deklaroi se organizata e tij nuk ka marrë asnjë denarë para të shtetit, por financimi ka qenë nga sektori i biznesit, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ai tha se ndjehem krenar për punën që ka bërë me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” dhe se organizata është formuar në mënyrë ligjore. Ai tha se fjalët e mia përfundimtare është që tu jap fund spekulimeve për mua dhe “Lidhjen Ndërkombëtare”. Sipas tij, qëllimi i këtij procesi ka qenë diskreditimi i tij personal dhe zëvendësimi i fakteve me…
Sot (18.03.2022) në ora 09:30 minuta në objekt gastronomik në Prilep, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme pët Çështje Kriminalistike Prilep e kanë privuar nga liria V.V. inspektore në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”mitmarrje” sipas nenit 357 të Kodit Penal. Ajo është kapur në flagrancë gjatë marrjes të 64.000 denarëve nga një person nga Prilepi, pas së cilës menjëherë është privuar nga liria, kurse të hollat i janë sekuestruar. V.V. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet…
Më 30 mars do të shpallim rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, po përgatisim ngjarje, në sallën e Filarmonisë. Presim 20 vjet për të dhënat e regjistrim, do të presim edhe 12 ditë të tjera. Çdo qytetar kishte të drejtë të regjistrohej sipas dëshirës, deklaroi kreu i EShS-së Apostol Simovski. Ai deklaroi se është iluzion të presësh rritje të popullsisë kur ka rritje të emigrimit. Simovski tha se para 16 vjetësh është bërë strategji demografike, e cila ishte shumë e gabuar. “Na kanë emigruar të rinjtë që mbartin natalitetin. Duhet një lloj tjetër politike. Dhe kur merren masat më të…
Problemi me rritjen e pagës minimale është kompleks. Zgjidhja duhet kërkuar në institucione, tha për “Utrinski Brifing” Zenafer Bajmak nga SASHK-u. Presioni nga anëtarësia është i madh dhe shpresoj që të shtunën të marrim një vendim, i cili do të ishte korrekt për ta zgjidhur problemin, tha Zenafer Bajmak. “Problemi është trashëguar, rritja e pagës minimale në nivel shtetëror, në përputhje me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, çdo vend pune vlen në një koeficient të caktuar. Llogaritja e pagës bëhet me një koeficient bruto që shumëzohet me bazën bruto, të dakorduar me SASHK dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, thotë…
Katër rezultate pozitive të murtajës afrikane të derrave në derrat e egër në rajonin e Dellçevës janë regjistruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nga Instituti Veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Shkup. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bëjnë të ditur për MIA-n se bëhet fjalë për mostra të derrave të egër të pushkatuar, të gjetur në rajonin e fshatit Dramçe në Dellçevë. “Mostrat janë gjetur në kuadër të aksionit për qitje të intensifikuar, i cili sipas Vendimit të fundit për zbatimin e masave të kontrollit dhe mbrojtjes në lidhje me murtajën afrikane të derrave të miratuar…
Të gjithë personat me statusin e refugjatit nga Ukraina me hyrjen në vendin tonë do të përjashtohen nga pagesa e sigurimit kufitar – kartonit të gjelbër. Ky vendim është marrë nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) në koordinim me Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) me iniciativë të Qeverisë. Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS) nga fondi i saj i garancisë do të mbulojë të gjitha dëmet e mundshme nga automjetet ukrainase që transportojnë refugjatë deri më 30 qershor të këtij viti. Vendimi është marrë me konsensus nga të 11 kompanitë e sigurimeve. “Duke pasur parasysh krizën aktuale të refugjatëve të…
Zjarrfikësit e Kumanovës mbrëmë kanë intervenuar në dy lokacione në 24 orët e fundit njoftuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat – Kumanovë. Mbrëmë në orët e vona të natës është djegur një shtëpi dhe një depo në dy vende të ndryshme. Njësia territoriale e zjarrfikësve ka intervenuar në orën 21:10 deri në 22:40 në Konjare të Poshtme dhe ka shuar zjarr në një depo me një automjet dhe pesë zjarrfikës. Intervenimi i dytë ka ndodhur në rrugën “Romanovska”. Zjarrfikësit kanë intervenuar në zjarrin në një shtëpi një orë e gjysmë në periudhën nga ora 22:40-00:15 me një…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.535 testime për COVID-19, janë regjistruar 328 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja 179 janë në Shkup, Prilep 21, Manastir dhe Kavadar 17, Kumanovë dhe Vels 10, Ohër dhe Kërçovë 9, Resnjë 7, Shtip 6, Gostivar, Strugë dhe Radovish 5, Gjevgjeli dhe Vallandovë 4, Tetovë dhe Koçani 3, Strumicë, Negotinë dhe Sveti Nikole 2 dhe nga 1 në Kriva Pallankë, Dibër, Berovë, Vinicë, Probishtip, Bogdanci, Kratovë dhe Demir Kapi. Nga gjitsehj 328 rastet e reja, 65 janë riinfekimi. Po ashtu janë regjistruar edhe 237 pacientë të…
Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e djeshme në Delvinë. Një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi ka pirë fostoksinë. Mësohet se gruaja, nënë e katër fëmijëve me inicialet B.K., banore e Fushe Vërrisë, bashkia Delvinë, dyshohet ta ketë ndërmarrë këtë akt gjatë natës ndërsa është gjetur në mëngjes nga familjarët. Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Mësohet se 55-vjeçarja ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

