“Mjekimi” – Shuplakë institucioneve të shëndetit mendor

“Mjekimi” – Shuplakë institucioneve të shëndetit mendor

Me tekst të Endal Walsh, e regji të Qazmedin Nuredini, mbrëmë Teatri Ultra dha premierën e shfaqjes “Mjekimi”, në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, shkruan Alsat.

Me një lojë brilante të aktorëve: Shkëlqim Islami, Faton Ibrahimi, Sefedin Shabana dhe Qazim Ameti-bateri, kjo shfaqje solli para audiencës një kritikë të ashpër ndaj institucioneve tona të shëndetit mendor dhe në mbarë botën.

“Mjekimi” – është një shfaqje absurdi që mjegullon kufirin midis kastit dhe audiencës, një meditim qesharak dhe prekës se si trajtohen ata që ne i quajmë “të sëmurë mendor”.

Shfaqja u mirëprit nga audienca që ishin në numër mjaft të madh, derisa më 30 maj pritet ta ketë reprizën e parë, para një rrugëtimi të gjatë nëpër festivale të shumta që e presin këtë shfaqje./ Alsat.mk