Apel prindërve: Vaksinoni fëmijët me kohë kundër fruthit
Situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor po qetësohet, ndërsa masat e ndërmarra dhe koordinimi i përforcuar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve shëndetësore dhe komunave po japin rezultate, informoi sot në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
– Deri më tani, në vend janë konfirmuar gjithsej 53 raste me ethe të Nilit Perëndimor. Të dhënat tregojnë se kohëzgjatja mesatare e trajtimit spitalor është 14 ditë, ndërsa periudha më e shkurtër deri në lëshimin nga spitali ka qenë tetë ditë. Institucionet po e ndjekin vazhdimisht situatën, ndërsa veprimi i koordinuar në nivel qendror dhe lokal po kontribuon në stabilizimin e saj – theksoi Klekovski.
Drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, dr. Fadil Cana, informoi se aktualisht pesë pacientë po trajtohen në Repartin e Kujdesit Intensiv. Tre prej tyre janë ekstubuar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Deri më tani, 28 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga trajtimi spitalor.
Ministri Klekovski njëkohësisht u bëri thirrje të fuqishme prindërve që t’i vaksinojnë me kohë fëmijët e tyre kundër fruthit, duke pasur parasysh se përfshirja me vaksinim është rreth 62 për qind.
– Qëllimi ynë është të parandalojmë me kohë një epidemi të mundshme të fruthit. Vaksinat janë mbrojtja më e sigurt nga kjo sëmundje ngjitëse, prandaj u bëj thirrje prindërve që të mos e shtyjnë imunizimin e fëmijëve të tyre – porositi Klekovski.
Nevoja për rritjen e përfshirjes me vaksinim theksohet edhe më shumë për shkak të rasteve të regjistruara të fruthit në vendet fqinje. Autoritetet shëndetësore vazhdojnë ta ndjekin me kujdes situatën, të koordinohen me të gjitha institucionet kompetente dhe ta informojnë publikun në kohë.
Data 06.09.2026
Aktuale
- Operacion antidrogë në Sarandë, në pranga “kokat” e disa grupeve! Sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike
- Selvija e fshiu të kaluarën, ruan vetëm këtë kujtim
- Jotova: Maqedonia e Veriut të ndjek politikën evropiane, nuk po i zbaton detyrimet e vitit 2022
- Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë
- Uji i Gostivarit kalon testin laboratorik, “Komunalec” jep dritën jeshile për konsum
- Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi
- “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës: Protestuesit rikthehen te Kryeministria me thirrje për dorëheqjen e Ramës e arrestimin e Ballukut
- Divjaka 37 ditë në protestë, banorët dalin sërish në shesh kundër bashkimit me Lushnjen: Bashkia nuk do të shkrihet



