Author: Hamdi Kumanova

As pushteti dhe as opozita nuk e marrin përsipër përgjegjësinë për ngecjen e punës së dhjetëra seancave të Kuvendit. Të dy palët thonë se janë të rregullt në punën e ligjvënësit dhe fajësojnë njëra-tjetrën si arsye kryesore për pengimin e punës. “Për fat të keq, opozita, gjegjësisht OBRM-PDUKM-ja, siç kishim mundësi ta shohim edhe dje nuk qëndruan që të votohet rendi i ditës sepse atyre aspak nuk u bëhet vonë për qytetarët dhe për pensionistët ashtu siç thonë para opinionit. Absolutisht kërkojmë zgjidhje të shpejtë kështu që për një kohë të shkurtër do të thirren të gjitha seancat dhe do…

Lexo më Shumë

Nga shtatori do të hiqet përdorimi i ditarit të zakonshëm në çerdhe dhe në fuqi do të mbetet vetëm ai elektronik. Kështu tha për Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska duke shtuar se në dikasterin që ajo drejton tashmë me vite mbërrijnë ankesa të shumta nga edukatoret e çerdheve. Siç tha Trençevska, angazhimi i dyfishtë i edukatoreve shkakton ngarkesë të madhe për zhvillimin e procesit edukativo arsimor dhe kujdesin ndaj fëmijëve. “Për ne si ministri e Punës dhe Politikës Sociale rëndësi të veçantë ka ajo që thuhet nga kuadri profesional i çerdhes megjithatë që të…

Lexo më Shumë

Trenat për udhëtarë dhe mallra do të qarkullojnë sërish pasdite. Është ndërprerë bojkoti i makinerive dhe stafit ekzekutiv të Transportit hekurudhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, të cilëve sot u janë paguar shpenzimet materiale për muajin e fundit, që ka qenë arsyeja e ndërprerjes së qarkullimit hekurudhor nga dita e djeshme në ora 15:00, konfirmoi për AIM Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Makinistëve të Maqedonisë. Dimovski po ashtu tha se kanë marrë premtim nga menaxhmenti i HRMV Transport SHA Shkup se pjesa e parë e pagës do të paguhet nesër. Ai njoftoi se qarkullimi hekurudhor do…

Lexo më Shumë

Kompletimi dhe modernizimi i Korridorit-8 rrugor dhe hekurudhor, si projekt strategjiik me interes kombëtar, si dhe implementimi i Sistemit transportues intelegjent përgjatë Korridorit-10, ishin në fokus të takimit të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski me ambasadoren amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kumtoi se Boçvarski dhe Bërnz kanë biseduar për realizimin e projekteve kapitale në vend, të cilat janë me rëndësi të madhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit, lidhjen rajonale, por edhe përmirësimin e jetesës urbane në komunat. “Përkrahjen që na japin SHBA-ja në rrugën tonë drejt BE integrimit është e madhe.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëron dënime për të gjitha kompanitë që spekulojnë me çmimin e derivateve të naftës. Ai thotë se çmimi përcaktohet në bazë ditore nga Komisioni Rregullator për Energjetikë e duhet respektuar. “Disa nga kompanitë që operojnë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës, kanë shfaqur sjellje spekulative. Është sanksionuar menjëherë nga shërbimet përkatëse të inspektimit dhe disa që deri në fund të ditës kur pritej rritja e naftës, jepnin karburant gjatë gjithë kohës, kanë pësuar edhe humbje. Metodologjia është e tillë që nuk mund të manipulohet dhe të gjitha çmimet që përcaktohen rregullohen sipas asaj metodologjie.”,- tha…

Lexo më Shumë

Në dy muajt e parë të vitit 2022, u arrit një normë mesatare vjetore e inflacionit prej 7.1 përqind, njoftojnë nga Banka Popullore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përshpejtimi i inflacionit është kryesisht reflektim i rritjes së çmimeve botërore të produkteve primare ushqimore dhe energjetike, por edhe i çmimeve të importit në përgjithësi. Kjo është veçanërisht e dukshme në ekonomitë e varura nga importi, gjegjësisht ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit importohet, siç është rasti me ekonominë tonë”, njoftoi sot Banka Popullore pas seancës së Komisionit Operativ të Politikës Monetare. Nga atje thonë se ndryshimet e çmimeve janë ende të mundshme…

Lexo më Shumë

Si Shoqatë e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) bashkëpunojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), por kjo nuk do të thotë se bashkëpunimi nuk mund të përmirësohet, sepse edhe në strukturën e MPB-së dhe në strukturat tona jo çdoherë kemi mirëkuptim të mjaftueshëm për problemet me të cilat përballemi edhe ne edhe policët, theksoi sot kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski. Ai në fjalimin e tij të prezantimit të analizës në temë “Përmirësimi i bashkëpunimit midis gazetarëve dhe organeve policore me qëllim të raportimit dhe transparencës më të madhe” theksoi se kjo analizë për buletinin policor si mjet për komunikim ditor…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës sot qëndroi për vizitë një grup i nxënësve të shkollave të mesme nga Italia, Polonia, Rumania dhe Turqia. Ata në kuadër të programit Erasmus Plus marrin pjesë në projektin “Përdorimi i pajisjeve teknologjike për studime”. Pas shumë angazhimeve në këtë projekt, nxënësit nga shtetet e lartpërmendura gjatë ditës së sotme, të shoqëruar nga ndihmësdrejtorja e Gjimnazit “7 Marsi”, profesoresha Nesfije Demiri dhe koordinatoret Elona Xhemaili dhe Nermine Muradi, i kanë vizituar disa nga ambientet e Universitetit të Tetovës, si rektoratin, laboratorët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Laboratorin e kontrolleve të materialeve ndërtimore, Fakultetin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se po punojnë për ribanalcim të buxhetit, si pasojë e krizës globale. Kovaçevski tha se ky është viti më me krizë në Evropë dhe në botë pas Luftës së Dytë Botërore dhe është normale që të ketë ribalancim të buxhetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në Ministrinë e Financave, shërbimet po punojnë për përgatitjen e ribalancit. Nuk është një proces i thjeshtë. Ajo do të bëhet përmes procedurës së paraparë me ligj dhe kur të jetë në rend dite do të vihet në Qeveri dhe Kuvend”, tha Kovaçevski. Sa i përket huamarrjes, Kovaçevski…

Lexo më Shumë

Nxënësit nga shkollat fillore lirohen nga mbajtja e detyrueshme e maskave, por masat mbetën për mësuesit dhe personelin teknik, kapaciteti i plotësimit të objekteve të mbyllura, si opera, teatro, kinema rritet prej 50 për qind në 75 për qind dhe hiqen certifikatat për qëndrim në pjesën e hapur në objektet e hotelerisë. Këto janë mast të miratuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive, që ajo i ka rekomanduar nga Shtabi kryesor i krizës, dhe për miratim nga ana e Qeverisë. “Sot kemi seancë të rregullt të Komisionit për Sëmundje Infektive në të cilën do të shqyrtojmë gjendjen epidemiologjike nga jave e…

Lexo më Shumë

Dy kompani të zonave industriale kanë kërkuar t’u mundësohet kompanive si motra nga Ukraina tërësisht të zhvendosin në vendin tonë. Siç informoi sot drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski, nëse nuk ka ndryshim nga kërkesa e tillë për çka është biseduar me kompanitë që para dy javësh, transferimi i kapaciteteve do të realizohej shpejtë, për tre deri në gjashtë muaj. Sipas Despotovskit, është duke u rritur interesimi i investimeve të huaja të cilat fillimisht janë planifikuar për në Evropën Qendrore dhe Lindore, tani të transferohen në Maqedoninë e Veriut. “Aspak nuk gëzohemi për investime të tilla,…

Lexo më Shumë