Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të mërkurën do të debatojë për gjendjen me linë e majmunëve. Komisioni e ndjek gjendjen me linë e majmunëve në botë, si dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat për momentin nuk parashikojnë kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kuadër të vendeve ku nuk janë regjistruar, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit Zllate Mehmedoviq.
Një nga pikat e diskutimit do të jetë gjendja me linë e majmunëve në botë dhe mundësia e transmetimit të mundshëm te ne dhe gatishmëria e sistemit për t’u përballur me një epidemi apo pandemi të mundshme, që do të shfaqej në botë dhe te ne.