Palët në rastin “Lidhja ndërkombëtare” sot në Gjykatën Penale – Shkup është parashikuar t’i japin fjalët përfundimtare. Gjykimin në këtë rast e udhëheq gjyqtarja Sofçe Gavrilova-Efremova, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Vilma Ruskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni. I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski-Boki 13, i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprat penale “mashtrim dhe larje parash”. Në këtë rast akuzohen edhe ish-deputetët e LSDM-së Frosina Remenski, Mile Jovanovski (babai i të akuzuarit të parë) dhe Jasna Mandiq Ercegoviq. E pandehura Remenski akuzohet për “ndihmë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe larje parash”, ndërsa Mile…
Author: Hamdi Kumanova
Para disa ditëve njoftuam se ka ndërruar jetë i riu në Gjermani, Besjan Jashari. Familja sot njoftoi se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në shtëpi, dhe varrimi në varrezat e fshatit Çellopek, shkruan Pa Censurë. Njoftimi i plotë nga familja Jashari: NJOFTIM Të dashur miq, familjarë e shok, Me dhimbje të thellë i’u njoftojmë se varrimi i më të shtrenjtit, më të dashurit, vëllaut tonë Besjan Jashari do të bëhet sot në ora 17:00. Falja e namazit të xhenazes bëhet në shtëpi, ndërsa varrimi në varrezat e fshatit…
Maqedonia e Veriut nuk pret valë të rritur të refugjatëve nga Ukraina, por edhe përveç kësaj, Qeveria është e gatshme për valë të mundshme të refugjatëve. Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani dje tha se në shtet nuk ka dinamikë më të madhe të hyrjes së shtetasve ukrainas siç kishte para luftës dhe se nuk pret valë të madhe të refugjatëve ukrainas në vend, por, theksoi nëse ndodh kjo nuk përjashtohet mundësia edhe për krijimin e kapaciteteve të improvizuara për akomodim. Osmani dje para Qeverisë i prezantoi të dhënat nga institucionet shtetërore për kapacitetet e akomodimit të refugjatëve të cilët mund…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, i cili po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, i bëri thirrje BE-së që sa më shpejt të caktojë datën e negociatave të Maqedonisë me BE-në. Sepse është vetëm një rrugë drejt demokracisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Tema kryesore është lufta në Ukrainë dhe të gjitha aksidentet që po ndodhin në Ukrainë. Janë humbur jetë të shumta njerëzore, janë shkatërruar shumë mallra dhe tashmë ka dhjetëra e qindra mijëra refugjatë. Ky konflikt ushtarak, ky agresion ushtarak, kjo luftë duhet të ndalet, tha…
Qytetarët nga kjo javë blejnë ilaçe më të shtrenjta për 30% nga lista pozitive. Kjo nuk është rritja e parë që është bërë këtë vit, nga që në janar kishte edhe një rritje tjetër për 20%, thonë farmacistët. Sipas tyre, rritja është bërë vetëm nga prodhuesit farmaceutik vendor, ndërsa barnat e importuara nga kompanitë e jashtme nuk i kanë lëvizur çmimet e 90% të ilaçeve e preparateve tjera. Qytetarët thonë se abuzimi me çmimin e barnave njëherë u bë nga pandemia, tani nga lufta në Ukrainë. “Po çfarë barna bre, ato janë të gjitha mashtrime, a e dini çfarë do…
– Dy javë më parë bënim analizë në terren me analizë e cila na tregon se si është imuniteti i shoqërisë sonë, dhe nga shifra e përgjithshmje rreth 80 për qind ishin persona të analizuar me vaksinim dhe 20 për qind ishin të pavaksinuar. Te të vaksinuar vërejmë shifër prej 86 për qind që është imunizuar pa dallim kur është pranuar vaksina e fundit, ndërsa te të pavaksinuarit vërejmë shifër prej 76 për qind të imunizimit, që do të thotë se edhe të vaksinuari dhe ata që e kanë kaluar sëmundjen natyrshëm kanë një lloj të imunizimit ndaj virusit korona.…
Rusia eksporton pjesën më të madhe të naftës së saj në Evropë dhe Kinë, të cilat së bashku përbëjnë 90 përqind të totalit të eksporteve të vendit. Kjo e pengon Evropën të vendosë ndalesa të ngjashme për importet ruse si Shtetet e Bashkuara, duke reduktuar ashpërsinë e goditjes ekonomike të SHBA ndaj Moskës për naftën ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rusia është eksportuesi më i madh në botë i naftës në tregjet globale dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar pas Arabisë Saudite, duke eksportuar rreth 2.85 milionë fuçi në ditë nga deti dhe tubacionet, sipas Agjencisë…
Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Grkovska në emisionin “Utrinski Brifing”” tha se bashkëpunimi me kolegët nga Bullgaria në punën në grupin punues ndërqeveritar për integrime evropiane dhe politika të gjelbra është i shkëlqyer dhe zhvillohet në atmosferë pozitive. “Është interesante që ne mund të mësojmë shumë prej tyre, por edhe ata mund të mësojnë nga ne. Gjatë shkëmbimit të informacioneve kuptuam se praktikisht kemi një fushë të madhe për bashkëpunim”, tha zv. kryeministrja Grkovska, duke theksuar veçanërisht përvojën dhe mesazhet që mund të përcillen nga zbatimi i Programit Operativ për Qeverisje të Mirë, financuar nga…
Të punësuarit në arsim dhe kopshte mbeten me shpresë se pagat e tyre do të rriten, shkruan Alsat. Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Qeveria, respektivisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Punës Sociale duhet të shpallë rezultatet e negociatave me SASHK-un për harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale dhe Marrëveshjeve Kolektive. Pavarësisht këtij paralajmërimi, Alsat mëson se në seancën e sotme të Qeverisë, në rend dite të kësaj seance nuk gjendet pika që ka të bëj me harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale,…
Banka Popullore përforcoi kontrollin e këmbimoreve me qëllim që, të parandalohen sjelljet spekulative të disa këmbimoreve. Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, në deklaratë për AIM thekson se në vijim janë kontrollet e përforcuara nga ana e Bankës Popullore nëpër këmbimore, si dhe sipas rregullores, ato nuk guxojnë t’i ruajnë devizat dhe të mos e kryejnë punën. Sjellja e tillë mund të sanksionohet, duke e përfshirë edhe marrjen e lejes për punë, porosit guvernatorja. “Nuk do të lejojmë përhapje të panevojshme të panikës dhe krijimit të presioneve fiktive në tregun e këmbimit, për shkak të interesave personale të dikujt dhe sjelljes së papërgjegjshme.…
Kuvendi përsëri nuk arriti të votojë rendin e ditës për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve në sallë. VMRO-DPMNE-ja lëshoi sallën sepse kundërshton riorganizimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime me anëtarë të rinj, të cilët pushteti propozon t’i zgjedhë në seancë plenare. Sipas tyre, zgjedhja e këtillë e deputetëve nëpër trupat punues paraqet shkelje të Rregullores. “Përgjigja e gjithë kësaj është se ai që e ka shumicën, 61 vota, mundet të zgjedhë, të shkarkojë, të ndryshojë në seancë plenare. Prandaj, Gëzuar Vitin e Ri 1949! Fajtori kthehet gjithmonë në vendin e krimit. Urdhëroni, vendosni vetë dhe…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.605 teste, ndërsa janë regjistruar 312 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 51 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 290 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara ka humbur jetën një person nga coronavirusi. Pacienti është nga Radovishi (77). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar 4 të vdekur nga coronavirusi. Shkup (3) dhe Kriva Pallanka (1). Të vdekurit janë raportuar në periudhën prej datës 19.02. deri me 09.03.2022. Viktimat janë të moshës nga 66…

