Arrestohet mësuesi nga Maqedonia! Dyshohet për sulm seksual ndaj një fëmije

Arrestohet mësuesi nga Maqedonia! Dyshohet për sulm seksual ndaj një fëmije

Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër një mësuesi 40-vjeçar nga Strumica pasi i njëjti dyshohet për sulm seksual ndaj një fëmije, përcjell TV21. Sipas MPB-së, i raportuari, mësimdhënës në një shkollë fillore në Strumicë, dyshohet se në periudhën nga tetori 2020 deri në prill të vitit 2022, përmes rrjetit social Facebook i ka dërguar mesazhe një nxënëseje të mitur në shkollë të cilën ka dashur ta joshë për të kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa dyshohet se e ka prekur dy herë në trupin e saj.

“Me datën 20.05.2022, babai i vajzës ka denoncuar rastin në stacion policor dhe ka dorëzuar provat, pas së cilës janë marrë masa dhe mësuesi është arrestuar më 21.05.2022 në Kumanovë, ndërsa më pas është dërguar në SPB Strumicë ku është realizuar bisedë zyrtare”, thuhet mes tjerash në raportin e MPB-së.