Author: Hamdi Kumanova

Sot (15.03.2022) në Ministrinë e Punëve të Brendshme u realizua takim pune në të cilin ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski u takuan me ambasasdorin e Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.E. Hose Luis Lozano Garsija dhe atasheun e posaemëruar të punëve të brendshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, Huan Pabllo Iglesias. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm bilateral ndërmjet dy shteteve, për çka të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi policor ndërkombëtar zhvillohet në nivel shumë të lartë profesional dhe…

Lexo më Shumë

Në seancën e sot kuvendare, deputeti Pavle Trajanov ka kërkuar që të zhbllokohet procedura për ndryshime në Kodin Zgjedhor, me të cilën propozohet që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. “Dua të falënderoj të gjithë gazetarët të cilët kanë dhënë mbështetje të madhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilën do të demokratizohet Maqedonia, por do të mundësojnë kushte për qytetarët që kenë zgjidhje gjatë votimit”, tha Trajanov. Ai tha se shumica e deputetëve i mbështesin ndryshimet për çka është thelbësore që të zhbllokohet miratimi i këtyre ndryshimeve. Trajanov tha se në ditët në vijim do të bëhen konsultime…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, 8488 persona me origjinë bullgare u bënë shtetas bullgarë. 5940 persona të tjerë morën dokumente bullgare në bazë të një prindi bullgar, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova. Me natyralizim bullgarë u bënë 719 persona. Shumica e qytetarëve të rinj janë nga Maqedonia e Veriut – 7696. Ata nga Ukraina janë 1547 persona ose rreth 1/10. Rusët që u bënë shtetas bullgarë janë 479. Ndër shtetasit e rinj bullgarë janë 1269 persona nga Shqipëria, 1145 nga Turqia, 1127 nga Moldavia dhe 1053 nga Serbia. 1926 persona rifituan nënshtetësinë dhe 188 u privuan. 2988 personave iu refuzua shtetësia. Në vitin…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot do të vendosë për çmimet me pakicë të derivateve të naftës që do të vlejnë nga sonte në mesnatë. Siç thonë nga KRRE-ja janë plotësuar parakushtet për marrjen e një vendimi të ri. KRRE do të marrë një vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës. Pas seancës do të shpallet vendimi i cili do të jetë në fuqi nga mesnata, thonë nga KRRE. Me ndryshimet e fundit në rregulloren për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE çdo ditë mund të marrë vendime për ndryshimin…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vende në rajon që janë 100% në përputhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, për të cilat Bashkimi Evropian është shumë mirënjohës, tha zëdhënësi Peter Stano. “Borrell porositi se BE-ja vlerëson dhe mbështet faktin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në përputhje me sanksionet, këto janë dy vende që nuk kanë filluar negociatat dhe janë 100% në përputhje me sanksionet, BE-ja e vlerëson shumë këtë”, tha Stano. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Serbia, e cila tashmë po negocion me BE-në, nuk ndjek sanksionet e BE-së dhe në vende të tjera të rajonit,…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftoi se vazhdon të monitorojë situatën në Ukrainë dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve juridike dhe qytetarëve të interesuar të cilët mund të përfshihen në dhënien e ndihmës financiare. Afati për dhurimin e ndihmës financiare zgjat deri më 15 prill të këtij viti. Llogaria e Fondit për solidaritetit e Kryqit të Kuq të RMV është: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Banka Komercijale me shënimin: ndihmë për popullin e Ukrainës. Mund të dhuroni edhe 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400. – Për donacionet e fondeve në…

Lexo më Shumë

Mbi 135 milionë euro investojmë në ndërtimin e tre rrugëve moderne eksprese. Operative ndërtimore është tërësisht në terren dhe na pret një vit i fortë investues në modernizimin e e të gjithë infrastrukturës rrugore, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Ballgoj Boçvarski, i cili sot së bashku me drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemin, inspektuan ndërtimin e rrugës ekspres drejt Prilepit, në aksin Gradsko – Drenovë. Gjatësia e këtij aksi është 15,5 kilometra, ndërsa investimi është në një lartësi prej 24,7 milionë euro. Ndërtimi ka filluar sivjet, ndërsa afati për përfundimin e tij është korriku i vitit 2023.…

Lexo më Shumë

Këmbimet tek bankat po zhvillohen pa pengesa, ndërsa bankat disponojnë me mjaft deviza të gatshme dhe deviza për përmbushje të të gjitha nevojave të qytetarëve, informojnë nga Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM). “Me atë rast, kurset kurset sipas të cilave kryhen transaksionet janë transparente, të publikuara në çdo vend këmbimi dhe janë në nivel stabil. U bëjmë thirrje qytetarëve të mos u ekspozohen pa nevojë shpenzimeve duke i këmbyer mjetet e tyre në denarë në deviza, duke u prirur vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rrejshme, të pranishme në këtë periudhë”, thonë nga ABM. Theksojnë se sistemi bankar…

Lexo më Shumë

Qytetarët më së shumti ankoheshin për diskriminim në vendin e punës, veçanërisht në arsim dhe përkatësi politike, përcjell Nistori. Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, ka konstatuar diskriminim në rastin e Ëmbla Ademit nga Gostivari, një vajzë me sindromën Down, e cila ishte penguar të vijojë mësimin e rregullt në në klasë. Komisioni ka hapur rast për Ëmbla Ademin më 3 shkurt. Anëtarët e Komisionit, për një periudhë dy javore, dëgjuan të gjithë palët e interesuara – prindërit e Ëmblës, mësuesit dhe psikologun i shkollës, mjekun e Ëmblës, por edhe prindërit e fëmijëve të tjerë të klasës, të cilët kundërshtuan ashpër…

Lexo më Shumë

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës dje (14-mars) në ora 09:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe me shumë gjasë buron nga Lufta e Dytë Botërore. Është kryer këqyrja dhe lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj, ende askush nuk po bart përgjegjësi për tragjedinë e zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku vdiqën nga zjarri 14 pacientë të cilët po trajtoheshin nga Covid-19. Prokuroria nuk jep detaje konkrete, thotë se ende analizohen provat edhe pse deri tani janë kryer katër ekspertiza për këtë rast, shkruan Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike së fundmi mori edhe raportin e ekspertizës gjermane, për të cilin thonë se nuk ndryshon shumë nga konstatimet e ekspertëve të Sektorit për Kontrolle Ekspertiza Kriminalistikë (SKEK). Sidoqoftë, nga atje nuk bëjnë të ditur detaje konkrete dhe nuk tregojnë se çfarë…

Lexo më Shumë