MJEKËT AMË KËRKOJNË NDRYSHIME NË SISTEMIN “TERMINI IM”
Pacinetët për tu kontrolluar në kardiolog, urolog apo specialist tjetër presin së paku tre muaj. Terminet janë të stërmbushura ndërsa sistemi “Termini im” nuk është funskional thonë mjekët amë në Ditën e tyre botërore, raporton KlanMacedonia.
“Besoj se mund të bëhet një listë e veçantë për pritje, gjegjësisht vet aplikacioni “Termini im” t’i caktojë vet terminet më shpejtë pacinetët të kontrollohen te specialistët. Për momentin kemi listë të gjatë të pacientëve” tha një mjek.
Standardi më i mirë i jetesës dhe kushtet e punës janë ndër arsyet që mjekët po ikin drejt Europës, ndërsa repartet e poliklinikave po mbesin pa mjek e specialist.
“Në poliklinikat kemi mungesë të specialistëve. Shumica e poliklinikave terminet urgjente i refuzojnë përshkak të mungesës së specialistëve. Edhe në raste kur kemi infarkt nuk mund të bëjmë termin urgjent por pacinetin duhet ta dërgojmë me ndihmë të shpejtë” – deklaroi një mjek.
Mungesa e mjekëve më shumë është e theksuar në juglindje të vendit. Në Dojran nuk ka asnjë mjek amë të poliklinikë. /KlanMacedonia/



