Author: Hamdi Kumanova

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka realizuar paraqitje para publikut, transmeton TV21. I pyetur për Dekretin e miratuar dje nga Qeveria me të cilin parashihet që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe, Sela tha se uron se ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tij ende nuk është implementuar në tërësi. “Unë uroj që ky Dekret të mos e ketë fatin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve ku afati maksimal i implementimit të tij është 2019-ta. Ligji është sjell në vitin 2018 dhe ka dy afate. Gjashtëmujorëshi…

Lexo më Shumë

Më datë 15:03.2022 rreth orës 17:00 në Sopot policia ka arrestuar Sh.I.(33) nga Kumanova dhe R.Z.(37) nga Sveti Nikolla, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. “Gjatë kontrollit të veturës te Sh.I. është gjetur dhe marrë mbi 4.500 euro, për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal”, qëndron mes tjerash në kumtesën e MPB-së.

Lexo më Shumë

UNIFORMAT E POLICISË EDHE NË GJUHËN SHQIPE Uniformat e Policisë në Maqedoninë e Veriut do të jenë edhe në gjuhën shqipe, në komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë është me shqiptarë. Në njoftimin e Qeverisë, të publikuar të martën, 15 mars, thuhet se vendimi është miratuar në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Dekretin që formalizon përdorimin e gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë. QEVERIA E RMV-së “Dekreti miratohet në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ku sipas Nenit 8 paragrafi 3 është konstatuar se uniformat…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njofton se pagat e punëtorëve i paguan në bazë të Ligjit për Punë të Brendshme dhe Kontratës Kolektive. Sipas Ligjit të ri për pagë minimale, paga minimale bruto është 26.422.00 denarë. Paga për punonjësit në MPB, për vendin më të ulët të punës, sipas sistematizimit të MPB-së, me statusin e personave të autorizuar dhe zyrtarëve policorë është mbi pagën minimale, e cila do të rritej më tej me 5% e cila do të fillojë të paguhet nga shtatori i vitit 2022. Për të punësuarit në MPB, të cilët marrin pagë sipas…

Lexo më Shumë

Mbetem në tërësinë e aktakuzës, sepse gjatë procedurës është vërtetuar se të pandehurit i kanë kryer veprat penale. Kështu e filloi fjalën përmbyllëse për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” prokurori Trajçe Pelivanov, transmeton Portalb.mk. “Me sa duket ka qenë një shoqatë humanitare, por humanitarizmi ka mbetur vetëm i shkruar në letër, kurse në realitet ka ndodhur mashtrim”, theksoi prokurori Pelivanov. Ai përkujtoi se shoqata e Bojan Jovanovskit, ka pasur disa aksione humanitare, por e gjitha ka qenë për të lënë përshtypje të mirë në opinion, gjegjësisht për të bërë fillimin e mashtrimit të madh. “Mashtrimi është bërë për të kënaqur interesat materiale…

Lexo më Shumë

Komunikacioni hekurudhor në vend edhe më tej është i ndërprerë. Personeli makinist dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV-së Transporti SHA Shkup vazhdojnë me bojkotin deri në përmbushjen e kërkesave për pagesë të shpenzimeve materiale, si dhe të pjesës së parë të rrogës për muajin shkurt, informoi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues i personelit makinist dhe ekzekutiv dhe dhe kryetar i Sindikatës së makinistëve të Maqedonisë së Veriut. Trenat e udhëtarëve dhe ata ngarkues nuk qarkullojnë prej dje pasdite pasi që personeli makinist dhe ekzekutiv sërish e aktivizuan bojkotin nga java e kaluar. Kryesia e HRMV Transporti SHA Shkup vlerësoi se…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Kanal5” foli për dekretin e Qeverisë me të cilën mundësohet që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se është i befasuar nga një vendim i tillë, ndërsa me ironi tha se kryeministri Kovaçevski mund të bëjë edhe një tatuazh në ballë në dygjuhësi. “Kovaçevski mund të bëjë tatuazh në ballë në dy, tre apo katër gjuhë dhe nuk më befason. Do të isha befasuar në ndërtojnë fabrika të reja, të hapin vende të reja të punës, të kenë rritje ekonomike, të kenë më shumë para. Po…

Lexo më Shumë

Bisedimet rreth kontestit me Bullgarinë vazhdojnë javën e ardhshme (23 dhe 24 mars) në Shkup, ku do të merr pjesë edhe ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska. Maqedonia e Veriut në procesin e bisedimeve vepron me qëndrime të qarta të harmonizuara për çështjet e hapura, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani dje në takimin me gazetarët. Ai njoftoi se në Forumin Diplomatik në Antalia ka pasur takim me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Ukrainë, por në pjesën më të madhe të takimit është diskutuar edhe për çështjet e hapura Maqedoni-Bullgari.

Lexo më Shumë

Më 28 mars do të fillojë rinovimi i pistës në Aeroportin e Shkupit, gjatë së cilës peridhë do të vazhdojë të edhe të funksionojë. Renovimi është planifikuar të zgjasë 50 ditë, deri më 16 maj dhe në atë periudhë komunikacioni ajror do të zhvillohet çdo ditë nga ora 17:00 deri në ora 9:00, transmeton Portalb.mk. “Rehabilitimi i pistës do të thotë se do se të rinovojmë shtresën e sipërme të asfaltit. Nga data 28 mars deri më 16 maj, çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:00 do të rehabilitohet një pjesë e gjatësisë totale të pistës, në mënyrë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar informacionin se do të ketë riorganizim në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me çka ka bërë të ditur se do të ulet numri i këshilltarëve, transmeton TV21. Thotë se edhe ata pak këshilltarë, të cilët ende nuk janë përvaktuar në numër, janë profesionist në fushën e tyre dhe me përvojë 20-vjeçare dhe më shumë. “Ata këshilltarë do të kryejnë punë në fushën e tyre. Ata janë me 20+ përvojë akademike dhe profesionale. Janë planifikuar, por nuk mund t’i publikoj sepse ende nuk janë zyrtarizuar”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Transaksione të dyshimta janë gjetur pothuajse në të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Sipas Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, personat e papunë ose me të ardhura të ulëta janë si donatorë dhe paguanin shuma të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni. Personat fizik të cilët nuk janë të punësuar ose nuk kanë të ardhura, përkatësisht të cilët janë të punësuar në pozita që nuk kanë të ardhura të larta, para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar u kanë paguar shuma më të mëdha partive politike, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Këto…

Lexo më Shumë