Sot (23.05.2022), zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB Shkup kanë arrestuar AA (25) nga Saraj i Shkupit, transmeton KlanMacedonia. Ai ishte në kërkim me urdhër për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.
Personi do të dërgohet në IEVP për të vuajtur dënimin, thuhet në kumtesën e MPB-së.