Pasi qytetarët mbrëmë kanë raportuar në MPB se në Debar Maalo ka një kalë në tarracën e një banese në një objekt të braktisur, ekipet e ZOO Shkup së bashku me drejtorin Kristijan Stamenov, policinë dhe inspektorin e AUV-së kanë dalë në terren dhe kanë shpëtuar kalin, i cili fatkeqësisht u lidh në një ndërtesë të rrënuar dhe mbeti pa ushqim dhe ujë, transmeton KlanMacedonia.
Në orët e vona të mbrëmjes kali është transportuar dhe përkujdesur në kopshtin zoologjik të Shkupit ku menjëherë i është ofruar kujdesi veterinar dhe kujdesi i duhur.