Për nevoja të administratës, gjyqësorit dhe policisë turke, në vitin 1880 në afërsi të Xhamisë së Vjetër (Eski), u ngrit ‘Hukumat’-i (Konak, Hukumat), ku u vendosën kadia me autoritetet e tjera gjyqësore dhe policore. Në të u mblodh edhe Këshilli i qytetit.
“Hukumat Sokaku” – rruga më e vjetër turke në Kumanovë, ku kishte edhe një ndërtesë dykatëshe me material të dobët që ishte ngritur në vendin e së njëjtës godinë me funksion të njëjtë. Sipas ndërtesës, edhe rruga në periudhën turke quhej “Hukumat Sokak” (Hukumat-sokagi).Po ashtu në këtë rrugicë, përveç xhamisë së sotme të Vjetër (Eski) që e njohim të gjithë, ka qenë edhe xhamia e Jenit (Xhamia e re). Xhamia Yeni ose “Nova”, siç e quanin të krishterët, gjendej në afërsi të “Xhamisë Eski” në tregun e Odunit (Tregu i drurit), në zonën ku sot ndodhet ndërtesa e Komunës së Kumanovës, dhe aty afër kishte edhe dyqanet e abaxhive. “Xhamia Yeni” ishte shumë më e vogël dhe më e thjeshtë se “Xhamia e vjetër -Eski” dhe u ndërtua në vitin 1803 nga Ibrahim Beu, një “i ardhur”, që punonte në administratën turke, si nëpunës. “Jeni Xhamia” u shkatërrua në vorbullën e Ballkanit dhe të Luftës së Parë Botërore.
Sahat Kulla e Kumanovës. ndodhej në afërsi, përballë “Xhamisë Eski”. Mendohet se është ndërtuar në të njëjtën kohë me “Xhaminë e Vjetër” (Eski), siç e përmend Evlija Çelebiu në udhëtimin e tij të vitit 1660. Ajo u shkatërrua, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në foto shihet edhe Kulla e Sahatit (Sahat Kulla), e cila sot mungon.
Bezisteni dhe “Qurçihana”, ndodheshin afër rrugicës së “Hukumat”-it.
Bezisteni ndodhej në vendin e hotelit “Kristal” të sotëm, të cilin e kishte ndërtuar Bahri Beu i Kratovës dhe kishte 26 dyqane tregtare.
Filip Gjosevski, gjeograf i diplomuar (KumanovoNews)
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]