Për të pestin vit me rradhë Finlanda është shpallur shteti më i lumtur në botë, në rangimin që e bën tash më 10 vite OKB-ja me rastin e Ditës ndërkombëtare të lumturisë, që shënohet më 20 mars. Finlanda, si dhe shtetet tjera skandinave, ka marrë vlerësime shumë të larta për të gjitha parametrat nga raporti botëror për lumturinë, si jetëgjatësia, BPV për kokë banori, mbështetja sociale dhe korrupsioni i ulët, transmeton Portalb.mk. Pas Finlandës, radhiten Danimarka dhe Islanda, më pas vijnë Zvicrra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e re. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 89-të…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Tetovë u zbatua aksion i përforcuar për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë nga ku janë dënuar 106 shoferë. Prej tyre 9 kanë tejkaluar shpejtësinë mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa dy automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë shpejtësia e lejuar. Sipas raportit të policisë, 75 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 31 të tjerë jashtë vendbanimit. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut ka vendosur tabelën e parë Shiriti i gjelbër për Ballkanin e Hapur i cili është një nga projektet e para të nismës që jep rezultat konkret dhe të dukshëm për qarkullim më të shpejtë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit. Përfitimi më i rëndësishëm i Shiritit të Gjelbër për kompanitë dhe transportuesit, si dhe për operatorët ekonomikë të autorizuar nga Ballkani i Hapur është reduktimi i kohës së pritjes në pikat kufitare. Kjo mundësohet nëpërmjet prioritetit në kalimin dhe zbatimin e procedurave doganore me…
Drejtorja e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Prof. D-r. Aspazija Sofijanova dhe drejtori ekonomik, m-r Alajdin Memedi sot pritën biznesmenin nga Shkupi z. Imerali Baftjari, kompania e të cilit ‘Ali Kom’, dhuroi 100 jastëkë ortopedikë për fëmijët e klinikës. Sofijanova dhe Memedi në emër të stafit dhe fëmijëve pacientë falënderuan për donacionin e bukur. Baftjari u shpreh se është i lumtur dhe krenar që ka pasur mundësinë të dhurojë për Klinikën për sëmundje të fëmijëve, si vend më i qëlluar për një hap të tillë.
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident ku është rrokullisur një kamion cisternë afër qarkores në Shkup. Ekipi i policisë ka arritur në vend ngjarje dhe punon në zbardhjen e rastit. Sipas informatave të para ende nuk dihet a ka të lënduar, dhe rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammar, ka thënë se shteti austriak dhe Kosova kanë një lidhje historike mes vete. Ai në konferencën për media ka folur për situatën në Ukrainë dhe për kërcënimet për një konflikt të mundshëm në Kosovë. Kancelari Nehammar në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia ka sulmuar Ukrainën, dhe se në këtë situatë duhet shikuar për ndikimin që mund të ketë dhe si mund të ndihmojnë shtetet njëra tjetrën, transmeton Telegrafi. “Federata ruse e ka sulmuar Ukrainën dhe ne duhet të shohim për ndikimin që mund të ketë, dhe…
Sulmet kibernetike janë tatimi i zhvillimit teknologjik global dhe të shpejtë, por për shkak të këtyre kanosjeve, nuk duhet të anashkalohen përfitimet që i sjellë sektori fintek, por të ndërtohet sistem nga bankat dhe rregullatori i tyre, i cili në mënyrë përkatëse do t’u përgjigjet sfidave, vlerësuan pjesëmarrësit në punëtorinë e sotme që e organizoi Banka Popullore me gazetarët. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, theksoi se analizat në nivel global tregojnë se institucionet financiare janë cak më i sigurt të sulmeve kibernetike për 300 herë lidhur me institucionet e tjera por për këtë nuk duhet të ketë…
Sot, më datë 18.03.2022 në ora 13:30 në Kumanovë është arrestuar L.C.(50) nga Kumanova. Siç njofton MPB, ai dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. “Ai kërkohej me fletarrest për mbajtjen e dënimit me burg prej 4 vjetësh e 6 muajsh, kurse u dënua me 15 vjet dhe 4 muaj burg për më shumë vepra penale në bazë të nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Burgun e Prilepit për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim.
Edhe pse produktet ushqimore bazë prej dje shiten me zero për qind TVSH, në disa dyqane çmimi i bukës, miellit, qumështit, sheqerit, vajit, mishit, orizit dhe vezëve vazhdon të jetë i njëtë, pa ulje të çmimit. Për këtë reagojnë vetë qytetarët që i anketoi ekipi i tv Klan M. QYTETAR “Për çmimet mund të them që në disa market çmimet janë ulur mirë por në disa markete çmimet nuk janë ulur. I shesin me marzhë. Nuk praktikohet ajo që autoritetet thanë se produktet do të shiten pa marzhë dhe të ulet çmimi i produkteve. Në marketet më të mëdha kjo…
Të martën para deputetëve të Komisionit për Sistem Politik duhet të vijë në rend debati për Ligjin për Evidencën Amë, me të cilin jepet mundësi që një person ta ndryshojë gjininë edhe në dokumentet e tij personale. Në shpjegimin e ndryshimeve të ligjit, thuhet se personat transgjinor të cilët tashmë kanë filluar procedurë mjekësore për ta ndryshuar gjininë, janë në situatë e cila nuk e reflekton identitetin e tyre. “Vakumi ligjor kontribuon në miratimin e vendimeve arbitrare me të cilat institucionet kompetente në të njëjtën situatë ose situata të ngjashme marrin vendime krejtësisht të kundërta, gjë që cenon sigurinë ligjore…
Operatori Telekom sot sërish ka ndërprerë transmetimin e televizionit rus Russia Today, këtë herë njoftohet se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Qeverisë. Ky kanal sot nuk është i qasshëm për parapaguesit e këtij operatori. “Ju njoftojmë se në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe e njëjta pasi është reflektuar përmes vendimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuese, riemitimi i këtij kanali nuk është më i lejuar”, shkruhet në njoftimin e Telekom. Ndryshe më herët ky kanal ishte ndërprerë menjëherë pas rekomandimit të Qeverisë, por me arsyetimin se e njëjta është bërë për shkak të problemeve teknike.…
Prokurorja e Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska, të ardhmen e saj nuk e sheh në pension, por në organet e larta të Prokurorisë Publike. Në emisionin “360 gradë” që transmetohet sonte në Alsat tha se nëse prokurori shtetëror Lubomir Joveski bëhet gjykatës kushtetues, ajo mund të pretendojë vendin e tij. “Të them të drejtën nuk kam menduar shumë, sepse tani kemi prokuror të shtetit. Nëse ai zgjidhet gjyqtar, ndoshta do ta mendoj. – Përndryshe, çfarë do të bënit? – Epo, me siguri do të dal në pension. – Nëse nuk jeni prokuror i shtetit, do të dilni në pension?…

