Vitin e kaluar, 11,000 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian. Kjo shifër e rendit vendin tonë të parin në Europë për numrin e aplikimeve. Nga këta, 8700 aplikuan për herë të parë. Por, vitet e fundit, kërkesat janë ulur, nisur edhe nga refuzimet e shtuara të vendeve të Europës, kryesisht Franca e Gjermania. Numri më i ulët u regjistrua në vitin 2020, dhe pandemia ndikoi në këtë Në Evropë, shqiptarët kryesojnë me numrin e azilkërkuesve, ndjekur nga moldavët. Në rajon, edhe Maqedonia e Veriut ka numër të lartë aplikimesh për në BE. Në total, në vitin…
Author: Hamdi Kumanova
Pagat e ulëta, puna e gjerë administrative në arsim, si dhe mosrespektimi i profesionit mësues, bëjnë që nga viti në vit gjithnjë e më pak studentë të regjistrohen në lëndët matematikë, kimi, fizikë dhe biologji. Ka shkolla që përballen me mungesë mësuesish të IT-së, ndaj shpesh improvizohet dhe lënda jepet nga mësues të tjerë që nuk kanë arsimin e duhur. Biseduam me disa profesorë universiteti se si të përmirësohet kjo gjendje dhe të ulet deficiti, në mënyrë që studentët të kenë orë mësimore cilësore, shkruan Meta, përcjell Nistori. Profesion i zhvlerësuar Dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës prof.…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.799 testime, janë regjistruar 273 raste të reja. Prej rasteve të reja 161 janë Shkup, Manastir 21, Prilep 16, Kavadar 12, Ohër 11, Kumanovë 10, Strumicë 6, Tetovë dhe Gostivar 5, Kërçovë 4, Veles Shtip dhe Strugë 3, Koçani, Radovish dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Gjevgjeli, Negotinë, Kriva Pallanka, Vallandovë, Vinicë, Krushevë dhe Demir Kapi. Minsitria e Shëndetësisë po ashtu njofton se nga 273 rastet e reja janë 45 riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur edhe 233 pacientë të shëruar dhe 8 pacientë të tjerë…
Efektet jo të pritshme nga vendosja e tatimit progresiv, kanë shtyrë, vendosjen e tatimit progresiv për fillimin e vitit 2023. Me vendimin qeveritar në muajin nëntor të vitit 2019, është anuluar për 36 muaj apo deri në fundit e vitit 2022, zbatimi i tatimit progresiv në të ardhura. Me këtë ligj deri në fund të vitit 2022, të ardhurat nga puna, nga kryerja e pavarur e veprimtarisë, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të ngjashme si dhe të ardhurat nga shitja e prodhimeve bujqësore, tatimohen me 10 për qind ndërsa do të presë tatimi i të ardhurave që tejkalojnë…
Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” gjatë javës së kaluar pastruan sasi të madhe mbeturinash nga park-pylli Vodno. “Me përmirësimin e kushteve të motit dhe rritjen e frekuentimit në Vodno shtohet edhe sasia e mbetjeve të hedhura nga vizitorët e pakujdesshëm. Në kuadër të këtij aksioni të NP “Parqe dhe gjelbërime” grumbulluan katër kamionë të mbushur me mbeturina në stacionin vëzhgues para Vodnos së mesme, kthesa drejt rrugës Qyteti i diellit dhe në parkingun e vogël”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të kujdesen për natyrën, të hedhin mbeturinat…
Dhjetëra projektligje nuk po mund të miratohen për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Projektligjet që nuk janë miratuar përfshijnë sfera të ndryshme nga ekonomia, infrastruktura, sfera sociale, pastaj emërimet në shumë institucione, përfshirë edhe zgjedhjen e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila tani një kohë nuk punon për shkak të mungesës së kuorumit. Gjendja e krijuar në Kuvend është pasojë e mungesës së një shumice stabile, e cila numëron 64 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi dhe mungesa e ndonjërit prej tyre, në rast kur nuk merr pjesë edhe opozita, e bën të pamundur…
Tregtarët në mënyrë të ndryshme i llogarisin shpenzimet për vendosjen e marzhës. Inspektorët e tregut në disa kontrolle kanë vërejtur se disa tregtarë për të njëjtin produkt kanë treguar dokumente të ndryshme të shpenzimit. Drejtuesja e Inspektoratit të Tregut Aneta Simeska Dimoska tha në emisionin 360 shkallë se duhet të saktësohen çështjet lidhur me shpenzimet para se të shtohet marzha e fitimit tek tregtarët, shkruan Alsat. “Inspektorëve nuk u jepen përllogaritjet se në çfarë mënyrë tregtarët kanë ardhur deri në përqindje të caktuar të shpenzimeve të cilat ata i kanë vendosur për një produkt të caktuar dhe kështu hasim në…
Nga LSDM përmes një komunikate theksojnë se prioritet i tyre në krizën më të madhe globale është mbrojtja e standardit të qytetarëve. Sipas tyre, paketa antikrizë prej 26 masave dha rezultate. “Me heqjen e TVSH-së, çmimet e prodhimeve bazë mbeten stabile. TVSH me 0% ka për bukën, miellin, qumështin, sheqerin, vajin mishin dhe prodhimet tjera si dhe orizi dhe vezët”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se po ashtu edhe derivatet e naftës kanë çmime më të vogla për shkak të heqjes të një pjesë të akcizës dhe janë më të voglat në rajon. “LSDM do të vazhdojë me realizimin…
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska në daljen e saj në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të grumbullojnë në shtëpitë e tyre. “Ajo që ne kemi si informacion të dokumentuar me numra është se nuk ka vend për panik. Nuk do të mungojë vaji i gatimit, nuk ka nevojë të krijohen rezerva. Ajo që prodhuesit e kanë në magazinë aktualisht është menjëherë e gatshme për prodhim për së paku tre muaj, përveç kësaj ata kanë lëndë të parë edhe…
Policia bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policët kanë kontrolluar objekt në territorin e Bashkisë së Shkupit. Sipas njoftimit, brenda lokalit janë kontrolluar mbi 20 persona nga ku janë arrestuar A.S (19), F.A (25), A.A (24) nga Shkup, A.M (26) nga Manastiri, D.G (27) nga Kumanova dhe M.M (2) nga Gostivar. Po ashtu ka pasur edhe një i mitur nga Shkupi, ndërsa te persona janë gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë dhe materie e bardhë. Pas dokumentimit të rastit, nga policia paralajmërojnë kallëzime penale.
Me orarin e fluturimeve, që fillon me 28 mars, përkrah linjës së re ajrore, Shkup – Sofje, në aeroportet e vendit kthehen edhe disa destinacione që kanë funksionuar para pandemisë me covid. Pritet edhe kthimi i kompanisë ajrore të Pononisë LOT me linjën për Varshavë. Njëkohësisht, me hyrjen në fuqi të orarit veror të fluturimeve, në aeroportin e Shkupit fillojnë edhe aktivitetet ndërtimore për rinovim të pistës, transmeton Portalb.mk. “Momentalisht, orari veror i fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup ka 35 destinacione. Të gjtiha destinacionet që i kemi pasur vitin e kaluar, përpos Moskës, Shën Petersburg dhe Kiev. Edhe pse këto…
Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të marrë më 22 shkurt 2021 ku të akuzuarit e arratisur Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën penale “terrorizëm”, dënim i cili është shqiptuar edhe për të akuzuarin Agim Ismailoviç ndërsa Fejzi Aziri u shpall fajtor për veprën penale “ndihmë autorit të një vepre penale” dhe u dënua me 15 vjet burg. Për të njëjtën vepër, i akuzuari Haki Aziri u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg. Për të akuzuarit Sami…

