PREJ NESËR PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE MARRIN PJESË NË SEANCA
Edhe të mërkurën vazhdon debati për pikat e rendit të ditës së seancës së 71, ndërsa seanca e nesërme e 72-të është rezervuar për pyetje deputetësh. Në këtë seancë pas një kohe të gjatë rikthehet pjesmarrja me prezencë fizike e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve që për një kohë të gjatë seancat I ndjekin online, raporton KlanMacedonia.
Seanca e 72-të I kthen edhe deputetët në sallën plenare, të cilët për shkak të pandemisë me Covid 19-tën seancat I mbanin në sallën nën kupolë.
Prej nesër poashtu vendosen në funksion pajisjet e reja në sallën plenare, të cilat në brifingun me gazetarë I prezantoi kryeparlamentari Talat Xhaferi. Pajisja e re funksionon mbi baza të parimit të funksionimit plotësisht të kompjuterizuar dhe digjital, modernizim të punës dhe punë pa letër.
Përparësi tjetër e kësaj pajisjeje të re është fakti që secila njësi e delegimit, tani shfaq agjendën e seancës, folësin rrjedhës, paraqitjen për fjalë, replikën dhe kundër replikën, paraqitjen për vërejtje procedurale, votimin për pikat e rendit të ditës, votimin me prekje të ekranit dhe përshtatjen e menysë në gjuhën e deputetit.
Nga Kuvendi njoftojnë se pajisja dhe faqja e re e internetit do të rrisin transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.
Montimi i pajisjes së re ka filluar në dhjetor të vitit 2021, ndërsa vlera e investimit për këtë pajisje është 520 000 euro. Vendet në të cilat përdoret pajisje e këtillë janë Shqipëria, Qendra Botërore E Konferencave në Bonn Gjermani, në Bazel të Zvicrës, në Hagë të Holandëa, në Ligën Arabe në Egjipt dhe në vende të tjera. /KlanMacedonia/