Regjistrohen 32 raste të reja me virus!

Regjistrohen 32 raste të reja me virus!

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 raste të reja Covid-19, nga 665 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 12 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.484, numri i të shëruarve është 301.0651, numri i të vdekurve është 9.300 dhe numri i rasteve aktive është 533.