Edhe pse vëllimi i tregtisë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë dhe Ukrainës nuk është i madh, megjithatë, lufta në Ukrainë dhe pasiguria tashmë po ndikojnë në prodhimin tonë bujqësor, transmeton Meta.mk. Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se çmimet e energjisë, grurit dhe metaleve ishin rritur që nga pushtimi i Ukrainës, duke sinjalizuar se inflacioni po përshpejtohej. Nga ana tjetër, prodhimi bujqësor është i varur nga importi i plehrave nga Rusia, çmimi i të cilave është rritur shumëfish. Drejtoresha e Koalicionit Rural, Liljana Jonoski, thotë se sipas informacioneve të tyre, plehrat janë pothuajse tre herë më të shtrenjta se në fillim…
Author: Hamdi Kumanova
Gjuhët e zjarrta të luftës t’i zëvendësojmë me gjuhën e diplomacisë, artit dhe dashurisë, porositi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë – 20 Mars. “C’est aujourd’hui la Journée internationale de la Francophonie! Sot është Dita e Frankofonisë. Sot, kur gjuhët e zjarrta të luftës kërcënohen që ta ndryshojnë botën të cilën e njohim, edhe më shumë duhet t’i afirmojmë vlerat në të cilat besojmë dhe të cilat na japin nxitje të vazhdojmë më tej, përballë të gjitha sfidave. Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thotë Pendarovski në porosinë.…
Zyrtarët policor nga SPB Tetovë me 19 mars, nga ora 19 e 30 minuta deri në orën 22.00, pas një kontrolli paraprak në një lokal dhe vendshitje e veturave të vjetra, në korniza të së cilës është gjetur objekti, që gjendet në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, në pronësi të N.S.(31) nga Shemshova, e kanë arrestuar: L.S.(24), S.A.(33) nga Tetova, M.A.(37) nga Poroji, S.S.(29), S.S.(36), dytë nga Shemshova dhe pronarin e objektit, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të kryer me fletarrest gjyqësor në vende të ndryshme janë gjetur 25 pako kokain dhe marihuanë. Të arrestuarit janë mbajtur në Stacionin Policor në…
Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se qeveria dhe shumica parlamentare vazhdimisht ndërmarrin masa dhe politika që mbrojnë standardin ekonomik të qytetarëve. “Në kohë krize, shteti ndau mjete për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Me heqjen e Tatimit për vlerë të shtuar në prodhimet bazë arritëm ta mbrojmë buxhetin famijar nga rritja e çmimeve”, thonë nga LSDM. Ata shtuan se paga minimale është 18 mijë denarë dhe nga muaji i ardhshëm qindra mijëra punëtorë do të kenë paga më të larta. “Në tre muajt e ardhshëm, 330.000 pensionistë dhe rreth 36 mijë familje ma të hyra të vogla do të…
Një muaj pas shpalljes së rezultateve të konkurseve vjetore për Programin vjetor me interes nacional 2022, në Ministrinë e Kulturës kanë filluar të nënshkruhen kontratat me fituesit, ndërsa paralelisht po depozitohen edhe ankesat për projektet e refuzuara dhe të pavlefshme. Të drejtën e rishqyrtimit e kanë ato aplikues projektet e të cilëve janë refuzuar, ose nuk janë mbështetur financiarisht në nivelin e duhur, të cilët ankesën ia adresojnë ministrisë dhe Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për vendimmarrje në procedurat administrative (15 ditë pas marrjes së vendimit nga MK). Ankesat shqyrtohen nga Komisionet e kulturës dhe në Komisionin shtetëror, ku…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shquptuar gjithsej 188 masa prej të cilave 60 janë për tejkalim shpejtësie, 34 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 12 për vizjte pa leje”, thonë nga SPB Shkup. Po ashtu janë shquptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për kalim në të kuqe dhe 40 për parkim jo të rregullt. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që…
Mjeku anesteziolog, i punësuar në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë, ka raportuar dje se më 17 mars të këtij viti në periudhën prej orës 17 deri në momentin e kallëzimit, një autor i panjohur me përdorim të një objekti ka dëmtuar me dhunë tubat e gazit qendror të operimit që lidhen me dhomën e operimit të spitalit. Sipas raportit, fillimisht është dëmtuar mbështjellja e jashtme, më pas në brendësi të tubit janë prerë me dhunë tubat e bakrit që prodhonin gaz mjekësor për në sallën e operacionit dhe më pas krimineli është larguar nga vendi. Nga një ekip në Stacionin…
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska i kërkon Kuvendit interpretim autentik të Ligjit për marrëdhënie pune. Kërkesës kundërligjore të Cërvenkovskas Kuvendi i është përgjigjur shkurt; “Nuk keni të drejtë të kërkoni interpretim autentik si institucion ose udhëheqës institucioni, shkruan Alsat Burime të Alsat nga Komisioni Juridiko-Ligjvënës bëjnë të ditur se kërkesa e kryetares së Këshillit Gjyqësor ka të bëj me dilemën juridike mbi fatin e tre anëtarëve të këshillit të cilët arrijnë kriterin ligjor për pension si gjykatës në fund të qershorit, ndërsa mandatin si anëtarë të këshillit e kanë deri në dhjetor të vitit 2024. Edhe pse anëtarët e…
Në praninë e ish profesorëve, ish nxënësve e aktivistëve tjerë, në Kumanovë është shënuar 30 vjetori i legalizimit të paraleleve në gjuhën shqipe të Gjimnazit kumanovarë. Pas 5 vjetë mbylljeje të paraleleve në gjuhën shqipe pranë Gjimnazit “Goce Dellçev“ në Kumanovë nga ish sistemi monist, tri dekada më parë punëtorë të arsimit e arsimdashës të tjerë duke mos përfillur urdhërat e atëhershme hapën tri paralelet e para në gjuhën shqipe të cilat vepronin në hapësirat e Shkollës së atëhershme fillore “Vëllazërimi” tani “Naim Frashëri“. Aktivist dhe dëshmitarë të kohës evokuan kujtimet nga ky aktivitet fisnik e arsimdashës të para tri…
Siç mëson Open-TV, pjesëtari i policisë së Maqedonisë së Veriut, Rami Bilali, ka ndërruar jetë sot në mesditë. Ai eshtë nga Haraçina e Shkupit. Bilali ishte i moshës 43 vjeçare. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër në varrezat e Haraçinës.
Çmimet e larta pas pandemisë dhe mungesa e grurit ka bërë që bujqit në Pollog të shtojnë sasitë e mbjelljes, si ato vjeshtore, po ashtu edhe mbjelljet pranverore të grurit. Por bujqit ankohen se për rritjen e çmimeve të plehrave artificialë. “Plehrat artificial për grurin vitin e shkuar ishin 610 denar, ndërsa sivjet kanë arrit shifrën 2200 denar për 50 kg amonium nitrati, tërhana, 1250 pra bukur janë rritur çmimet. Kjo do ndikoj shumë në prodhimin final sepse bujqit nuk e kanë bë këtë parapërgatitje në vjeshtë me plehra por e anuluan shkaku i çmimeve dhe tash ajo do ndikoj…
Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës sot protestuan para qeverisë dhe kërkuan harmonizimin e pagave në sektorin e arsimit dhe të policisë me vlerën e pagës minimale. Sindikata e Policisë kërkon vlera e pikëve nga 27 denarë të rritet në 62 denarë. Orce Kocevski nga kjo sindikatë tha se edhe pse i kanë dërguar kërkesat në qeveri për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen policët, ministri, siç tha ai, vazhdon të injorojë. Nga SASHK theksuan problemin e mosharmonizimit të pagës në sektorin e arsimit dhe paralajmëruan se do të ketë protesta më…

